Një 73 vjeçar ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij mbrëmjen e së dielës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Golem, kur shtetasi Veli Dervishi 73 vjeç ka qëlluar me sëpatë bashkëshorten e tij Shazivare Dervishi, 68 vjeçe.
Sipas njoftimit të uniformave blu, pas krimit të rëndë, autori është dorëzuar pranë postës së policisë në Golem.
Ndërkohë policia informon se ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit, ndërsa të dhënat e para flasin se 73 vjeçari ka qënë i dehur në momentin e krimit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur foprcat e policisë të cilat po puinojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 19:50, në Golem, tek kompleksi “Murrizi”, shtetasi Veli Dervishi, 73 vjeç, ka vrarë me armë të ftohtë (sëpatë), bashkëshorten e vet shtetasen Shazivare Dervishi, 68 vjeçe. Autori është vetëdorëzuar tek Posta e Golemit. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.