INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
74 raste me COVID-19 sot! Ministria konfirmon 2 viktimat, mes tyre një 45-vjeçare!

74 raste me COVID-19 sot! Ministria konfirmon 2 viktimat, mes tyre një 45-vjeçare!

Publikuar më: 15:33 07-07-2020

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.


Ndërkohë, ministria konfirmoi numrin e viktimave që ka shkuar në dy sot, një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82-vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

COVID-19 – Statistika (7 Korrik 2020)

Testime totale 29669

Raste pozitive 3038

Raste të shëruara 1744

Raste Aktive 1213

Humbje jete 81 (Qarku Tiranë 44, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 477

Durrës 221

Shkodër 167

Vlorë 115

Lezhë 63

Fier 49

Korçë 30

Elbasan 25

Kukës 24

Berat 16

Gjirokastër 15

Dibër 11

Article Logic
Execution time: 0.0031299591064453