INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
75 vjet bashkë dhe janë grindur vetëm për paratë

75 vjet bashkë dhe janë grindur vetëm për paratë

Publikuar më: 11:45 04-04-2016

Fred dhe Marjorie Mawby kanë festuar përvjetorin e 75-të të martesës së tyre. Sot 95-vjeçar, çifti është njohur në një takim të dyfishtë. Fred i është dashur të shoqërojë shokun e tij, i cili do të takohej me motrën e Marjorie.

Ishte viti i largët 1938, kur janë takuar për herë të parë, dhe tre vite më pas, më 1941 u kurorëzuan me martesë. Çifti thotë se për shkak të peripecive në jetë u është dashur të punojnë shumë dhe mund të shiheshin së bashku vetëm në fundjavë.

Fred ankohet edhe sot se bashkëshortja e tij shpenzon shumë para. “Unë nuk mund të dilja as për të pirë diçka, apo për cigare, pasi me rrogën time më duhet të siguroja një jetesë të mirë sime shoqe dhe vajzave, dhe Marjorie i pëlqente shumë të shpenzonte paratë tona për pazar. Ne jemi ende bashkë pas 75 vjetësh pavarësisht ulje-ngritjeve për paratë dhe si Marjorie i shpezon ato, ne i kemi bërë dallimet”, thotë Fred.

“Martesa jonë ka qënë e rregullt, me përjashtim të disa gricjeve për shpenzimin e parave, por kemi ditur ti kalojmë”, thotë Marjorie, sot 95 vjeç. Çifti ka katër vajza, Anne, 71 vjeç, Angela, 70 vjeç, Andy, 60 vjeç dhe Marlene, e cila ka ndërruar jetë disa muajshe.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828