INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

77 sulme terroriste në Shqipëri. Statistikat e sakta nga Global Terrorizëm për 23 vite [VIDEO]

Publikuar më: 17:27 23-03-2017

A është goditur ndonjëherë vendi ynë nga sulmet terroriste?
Edhe pse nuk ka pasur ndonjëherë sulme klasike nga kamikazë apo shtetas të një kombësie tjetër që të vrasin në emër të një kauze me fetare, sërish në Shqipëri janë regjistruar plot 77 sulme terroriste nga viti 1992 deri në vitin 2015 .  Një raport për terrorizmin Global që mat këto sulme në gjithë botën ka klasifikuar ngjarjet terroriste të regjistruara në Shqipëri ndërsa grafika e hartuar prej tyre tregon se kurba e akteve terroriste e cila kulmin e ka shënuar në vitin 97’ me 40 raste te regjistruara, ka shënuar sërish tendencë rritje duke nisur nga vitit 2013 e këtej. Katër raste të klasifikuara si sulme terroriste i përkasin vitit 2015, tre nga të cilat u regjistruan brenda ditës. Bëhet fjalë për shpërthimin në banesën e një ish-shef të policisë në qytetin e Tiranës dhe shpërthimin e regjistruar në farmacinë në pronësi të babait të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Baza e të dhënave për Terrorizmin Global ka regjistruar rastet e klasifikuara si sulme terroriste të ndodhura deri në vitin 2015. Klasifikohen këtu edhe tentative të tilla si, lëndë shpërthyese të gjetura pranë një shkolle apo të vendosura në një çantë pranë një stacioni autobuzësh. Në database e Terrorizmit Global, për vitin 2014 klasifikohen 2 raste si akte terroriste. Edhe rasti gjetjes së eksplozivit në makinën e prefektit të Vlorës Besnik Dervishaj, ndodhur në dhjetor të vitit 2013 klasifikohet si akt terrorist. Në vitin 2009 një makinë me eksploziv shpërtheu para godinës së Kuvendit të Shqipërisë duke dëmtuar dy ndërtesa. Në raport është përfshirë ngjarja e ndodhur në gusht të vitit 2006 kur dy persona të armatosur rrëmbyen autobusin me 30 pasagjerë, i cili po udhëtonte nga Kukësi në Tiranë . Personat e armatosur hodhën një granatë dore në një postbllok të policisë pranë Rrëshenit në Mirditë duke vrarë një polic dhe një pasagjer ndërsa u plagosën pesë persona të tjerë. Ndër ngjarjet e renditura si akte terroriste është edhe një episod i ndodhur në vitin 2000 në qytetin e Fierit ku u shmang një sulm me grant dore ndaj ish-presidentit Sali Berisha. Ngjarja ndodhi gjatë një tubimi për fushatën elektorale. Vrasja e shefit të rendit public dhe bashkëpuntorit të tij në Bujan të Tropojës në nëntor të vitit 1999 dhe plagosja nga shpërthimi me bombë I Fehmi Abdiu, kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, në hyrje të banesës së tij në qendër të Tiranës, janë klasifikuarpo ashtu në këtë database. Numri më i madh i rasteve të regjistruara si sulme terreoriste në site e Terrorizmit Global i përkasin vitit 1997, vit në të cilën shqiptarët sulmuan depot e armëve dhe u armatosën. Ky ishte një nga vitet më të vështira për Shqipërinë e cila u përfshi në trazira.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213