Një 77 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vrarë me një armë gjahu.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pojan, Korçë.
Sipas informacioneve nga policia bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.I., trupi i tij i pajetë u gjet në banesë nga familjarët.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 05.09.2017, jemi njoftuar se në fshatin Pojan, në ambientet e brendshme të banesës, nga familjarët e tij është gjetur i vetvrarë me armë gjahu (çifte) shtetasi F.I, rreth 77 vjeç. Nga të dhënat paraprake, rezulton se i ndjeri vuante nga sëmundja e sklerozës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.