INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 aftësi që do ju ndryshojnë në mënyrë thelbësore jetën dhe karrierën

8 aftësi që do ju ndryshojnë në mënyrë thelbësore jetën dhe karrierën

Publikuar më: 12:03 10-04-2017

Ka disa aftësi të cilat janë thelbësore për t’u ndjerë sa më mirë dhe të cilat përmirësojnë rrënjësisht jetën tuaj thuajse në të gjitha aspektet e saj.

Më poshtë po listojmë disa nga aftësitë kryesore të cilat nëse i keni do të ndikojnë tepër pozitivisht tek ju.

1. Aftësia për të luftuar frikën dhe për të ndërmarë sfida
Gjithmonë në jetë ndodh që të përballesh me situata delikate dhe me zgjedhje të rëndësishme. Nëse nuk e merrni guximin për të rrezikuar e për të sfiduar madje edhe vetveten, do të jetë shumë e vështirë të arrini objektivat tuaja. Pasja e frikës apo e fobive të ndryshme gjithashtu bëhen shpesh pengesë për të zgjidhur situata të ndryshme. Prandaj ju këshillojmë të punoni në këtë drejtim e të keni më tepër guxim për të përmirësuar jetën tuaj.

2. Aftësia për të vendosur objektiva
Për të ecur përpara në jetë është e domosdoshme të vendosni objektivat tuaja, qofshin këto të mëdhaja apo të vogla, afatgjata apo afatshkurtra. Nëse doni të promovoheni në karrierën tuaj, ju duhet ta keni të qartë se ku doni të arrini. Edhe nëse doni të hidhni një hap të re në jetën tuaj, pasja e objektivave të qarta do të lehtësojë punën tuaj drejt arritjes së qëllimeve.

3. Menaxhimi racional i financave
Menaxhimi i financave është shumë i rëndësishëm, pasi një shpërdorim i të ardhurave do t’jua vështirësonte shumë jetën. Pavarësisht nëse fitoni pak apo shumë, lekët asnjëherë nuk do t’ju dalin nëse nuk mësoni ti mirëmenaxhoni ato. Përpiquni të kurseni të paktën 20% të të ardhurave tuaja për të siguruar një të ardhme më të mirë.

4. Aftësi të komunikimit
Aftësitë e komunikimit janë shumë të rëndësishme për jetën tuaj, pasi ato përfshijnë marrdhëniet tuaja duke filluar nga familja, miqtë e kolegët. Frika për tu shprehur në publik apo për të komunikuar mendimet dhe qëndrimet tuaja është ndonjëherë më e madhe se frika e vdekjes. Një kompleks i tillë do të ishte vërtëtë shumë penguese për zhvillimin tuaj. Prandaj kushtojini vëmendjen e duhur kësaj aftësie dhe mundohuni ta përmirësoni atë ditë pas dite, pasi komunikimi është një ndër çelësat kryesor të suksesit.

5. Arti i relaksimit
Të pushuarit është një tjetër çelës drejt suksesit. Nuk është për tu habitur, por shumë njerëz të cilët e kanë punën e tyre shumë të rëndësishme, e kanë thuajse të pamundur të ndalojnë së menduari për punën edhe gjatë kohës së tyre të pushimit, madje edhe gjatë fundjavave të tyre. Kjo lloj sjellje zakonisht e mbingarkon trurin dhe ul produktivitetin e tij. Prandaj këshillohet që të mësoni të relaksoheni dhe të balanconi jetën tuaj.

6. Rregulli 80/20 Rregulli 80/20 funksion për shumë aspekte të jetës. Ajo nënkupton se 80% e rezultateve merren nga vetëm 20% e punës apo investimeve që ju bëni. Kjo vlen si për punën, ashtu edhe për marrdhëniet. Prandaj fokusohuni në ato pika që me të vërtetë janë domethënëse për arritjen e rezultateve. Në punë mos u merrni me vogëlsira, duke lënë mbrapa çështjet më të rëndësishme që nënkuptojnë performancën tuaj. Investoni më shumë te ai 20% që është më më vlerë. Edhe në marrdhënien tuaj, duhet të prisni nga partneri juaj vetëm realizimin e 80% të pritshmërive tuaja, pasi askush nuk është ideal. Nëse filloni ta aplikoni këtë rregull do ta kuptoni vet se sa më e lehtë do të duket jeta juaj.

7. Mendimi kritik
Nëse doni të jeni të suksesshëm në jetë, duhet të dini të mendoni në mënyrë kritike.Vetëm në këtë mënyrë ju do të mund të shihni pikturën e vërtetë të realitetit dhe mund të korrektoni gjërat që nuk shkojnë mirë. Mendimi kritik gjithashtu ju mbron nga mashtrimet apo manipulimet e njerëzve që ju rrethojnë, si dhe ju bën më të vendosur e më të aftë në zgjidhjen e problemeve.

8. Të mësuarit gjatë gjithë jetës
Elbert Einstein ka thënë: “Të nxënit nuk është produkt i të shkuarit në shkollë, por një përpjekje gjatë gjithë jetës për të mësuar”. Në mënyrë që të ecni përpara dhe të përmirësoni karrierën dhe jetën tuaj, mundohuni të mësoni në mënyrë të vazhdueshme. Kjo duhet të jetë një qëllim për ju. Pra mos injoroni çështjet që nuk kuptoni, por mundohuni ti kuptoni dhe zbuloni ato, për t’u bërë çdo ditë e më shumë një person më shumë i formuar dhe kulturuar.

Article Logic
Execution time: 0.0040600299835205