INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 fjalët që familja mbretërore nuk i përdor kurrë

8 fjalët që familja mbretërore nuk i përdor kurrë

Publikuar më: 15:59 22-10-2018

Disa terma konsiderohen tepër të pahijshme për t’u folur nga familja mbretërore. Antropologu Kate Fox shpjegon cilat fjalë janë të ndaluara dhe arsyet e habitshme.

Çaj
Po flasim për vaktin, jo për pijen. Në shumë pjesë të Anglisë vakti i mbrëmjes I cili konsumohet mes orës 5 të pasdites deri në orën 7 quhet çaj. Ky term zakonisht lidhet me klasën punëtore për këtë arsye anëtarët e klasave të larta shoqërore, duke përfshirë edhe familjen mbretërore, e quajnë këtë darkë.

Racion
Një nga pjesët më të rëndësishme të familjes mbretërore është dhe sasia e ushqimit që ato hanë. Kjo sepse ato ruajnë linjat e tyre duke u kujdesur për racionin prandaj dhe përdorin një term tjetër për këtë fjalë.

Pardon
Nëse princi William nuk e ka dëgjuar atë që i keni thënë, ai do të pyes sërish: “Çfarë?”…Fjalë si ‘më fal, nuk iu dëgjova’ apo ‘pardon’ nuk i përshtaten klasit të tij. Epo, princi nuk mund t’iu kërkoj ndjesë!

Tualet
kur është koha për të shkuar, thjesht shkojnë. Etiketa mbretërore kërkon që asnjëri prej tyre të mos kërkoj ndjesë pse po largohet për të shkuar në tualet.

Shtrat
Mbretëresha nuk i lejon vetes të kaloj një ditë përtace në divan apo shtrat kështu që fjalët nuk përmenden fare!
Dhomë ndenje: Vlen njësoj edhe për dhomën e ndenjjes, si për shtratin.

Parfum
Kjo është një fjalë të cilën thuajse e ka hequr nga fjalori mbretëror Princesha Diana. Ajo kishte një aromë të sajën (Quelques Fleurs, për të qenë të saktë) por asnjëherë nuk e përdorte fjalën parfum. Aroma duhet të jetë thuajse e pandjeshme, ndryshe nga rëndesa komerciale e fjalës së ndaluar!

Oborr
Nëse të vegjlit e Kate dhe Williams kanë dëshirë të dalin jashtë, prindërit do t’i çojnë në ‘tarracë’ jo në ‘oborr’.

Article Logic
Execution time: 0.0035958290100098