Këngëtari 19 vjeçar është një nga artistët e ri më premtues dhe më të preferuar nga fansat.
Me hite si “Merre Zemrën Tem” apo “Eja Eja” ai ka mundur që të bëjë për vete jo vetëm miliona shikues në YouTube, por edhe zemrat e shumë fansave, të cilët nuk mungojnë në rrjetet sociale apo faqen zyrtare online të artistit, ku janë vazhdimisht aktivë me komentet e tyre. Së fundmi fotot e publikuara nga ai në rrjetet sociale e shfaqin shpesh në studio duke punuar, çka të bën të mendosh se hiti i ri është rrugës.
Megjithatë, muzika e Butrintit nuk është gjithçka që shfaqet në fotot e postuara në Instagram. Nëse kishte diçka që natyrisht nuk mund të mungonte ajo është...fytyra e tij. Ose më mirë të themi versione të ndryshme të saj. Duket se artisti i ri argëtohet duke postuar mimika të ndryshme, ku të fundit në radhe e pamë dje. Duke gjykuar nga komentet, nuk kemi gjetur ende një shprehi të tij që fansat të mos e pëlqejnë. Por fundja, mund të jenë thjesht të trullosura nga këngët e Butrintit.