Nëse je në grupin e atyre njerëzve që mezi presin fundjavën për t’u çlodhur nga puna dhe streset e javës, natyrisht bën edhe ti gabimet që i bëjnë pjesa më e madhe e njerëze. Në vend që të ndihesh më mirë pas fundjavës dhe më energjike për nisjen e një jave të re, në fakt nëse bën këto gabime, je më e lodhur dhe më më pak gati për të rinisur të hënën me energji.
1.Qëndron në shtrat gjatë gjithë kohës
Fundjava konsiderohet edhe koha kur do të rikuperosh gjumin e humbur, por edhe të çlodhesh nga java e ngarkuar. Megjithatë, sa më gjatë të rrish në shtrat, aq më shumë do ta ndiesh veten të lodhur dhe të këputur gjatë ditës.
2.Nuk bën ushtrime gjatë fundjavës
“Nëse nuk zgjohesh herët në mëngjes dhe nuk bën asnjë lloj aktiviteti, cikli i përgjumjes do të vazhdojë” – thotë Stevenson.
3.Pi shumë alkool
“Alkooli është armiku numër një i gjumit”, – thotë Colon, autor i librit “The Sleep Diet”. “Ka edhe benefite që vijnë nga alkooli i moderuar, por nëse do të pish pa masë, ai e ndërpret ritmin e gjumit dhe të krijon probleme me organizmin.
4.Ha shumë para se të flesh
Pastat e së dielës janë aty dhe po të tundojnë? Të hash shumë në mbrëmje është një simptomë e sigurt për rëndesën në stomak dhe kjo ndikon drejpërdrejt në mungesën e gjumit: “Nuk do të rekomandoja të hash shumë karbohidrate në mbrëmje pikërisht për këtë arsye”, thotë Colon. Përpiqu të zvogëlosh porcionet dhe ta hash darkën rreth orës 19.00.
5. Të dielën pi kafe në orët e vona të pasdites
Nëse gjumi është çorientuar dhe shkon deri në orët e vona, kjo ndodh edhe sepse mund të pish kafe në orët e vona të së dielës, shkruan revista class. Ky është një zakon i keq, i cili të prish gjumin dhe ndikon në çrregullimin e sistemin nervor.
6. Shikon filma ose show-t e preferuar nga krevati deri në orët e vona
Sigurisht, kjo është një mënyrë e mirë për ta shfrytëzuar të dielën, por nuk mund të ndodhë për orë e orë të tëra dhe për më tepër, shtrirë në orët e vona të natës.
7. Përdor laptop-in, tablet apo smartphone para se të flesh
Gjatë gjithë ditës drita që të bie në sy nga këto pajisje teknologjike eliminon melatoninën, hormoni që i jep sinjal trurit se trupi është gati për gjumë. Kështu, të paktën një orë para se të flesh, duhet të heqësh dorë nga çdo lloj pajisje teknologjike.