INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 Gjëra që duhet të dini për personat e shenjës së gaforres

8 Gjëra që duhet të dini për personat e shenjës së gaforres

Publikuar më: 12:59 15-07-2016
Nëse keni në plan të dilni për takim me dikë të shenjës së gaforres, duhet të keni parasyh disa karakteristika të tyre.
Në këtë shenjë bëjnë pjesë personat që kanë lindur nga 21 qershor-22 korrik.
 
1. Ata kujdesen shumë për personat që duan
Të udhëhequr nga hëna nga ana emocionale, në zodiak gaforret  quhen “mama”. Ata kanë insitiktin e mbrojtjes së personave që duan dhe i bëjnë ata të ndihen të lumtur.
 
2. Dinë të shijojnë ushqimin e mirë
Gaforret janë fantastikë në përzgjedhjen e restoranteve të mira. Ata dinë të shijojnë ushqimin e mirë me pijen ideale që mund ta shoqërojë. Zgjidhni një gaforre për të shijuar ushqim të mirë!
 
3. Janë romantikë në shtrat
Ata flirtojnë dhe janë lojtarë të mirë. Nëse krijojnë një lidhje, ata sjellin romancën në shtrat. Gaforret duan ta shijojnë seksin emocionalisht dhe përfshihen shumë në një lidhje. Nuk është e vështirë t’i bësh të dashurohen me lehtësi.
 
4. Janë shumë familjarë
Ata dinë të ndajnë jetën personale me atë familjare. Gaforret janë shumë të lidhur, sidomos me mamatë e tyre. Nuk ka rëndësi mosha, për ta mami është shumë e afërt gjithmonë.
 
5. Janë ambiciozë
Gaforret janë shenja e ujit dhe janë ambiciozë në lidhje me synimet që kanë në jetë. Nëse ata fiksohen për të arritur diçka, luftojnë shumë.
 
6. I kushtojnë rëndësi dekorit të shtëpisë
Perosnat që i përkasin shenjës së gaforres, i kuhsotjnë rëndësi dekorit të shtëpisë. Ata mundohen të kenë një shtëpi sipas shijes së tyre, që të ndihen sa më mirë.
 
7. Mundohen të ruajnë paratë
Ata vlerësojnë sigurinë shumë dhe nuk duan që  t’i ndodhë diçka e papritur nga ana monetare. Gaforret gjejnë gjithmonë mundësinë për të qenë të sigurt në jetë.
 
8. Ju bëjnë për të qeshur
Ata kanë shumë sens humori dhe kjo ndoshta është arsyeja pse disa komedianë si: Will Ferrell, Kevin Hart, Sofia Vergara janë gaforre.  Kur jeni jo shumë në humor, takoni një gaforre, sepse  nuk do zhgënjeheni.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816