INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 gjërat që nuk duhet t’i thoni asnjëherë në punë

8 gjërat që nuk duhet t’i thoni asnjëherë në punë

Publikuar më: 21:12 20-02-2017

Fjalët kanë shumë peshë, dhe në vendin e punës, mund ta bëjnë ose mund t’iu prishin karrierën. Fjalët e duhura mund të ndërtojnë konfidencën tuaj, dhe të ndryshojnë për mirë, se si njerëzit iu shikojnë. Ndërkohë që fjalët e gabuara, pavarësisht qëllimit jo të mirë, mund të përcjellin mesazhe të paqëllimta negative për shefin tuaj, kolegët dhe klientët. Intv.al ju sjell 8 frazat të cilat nuk duhet t’i thoni në punë.

1-Kjo nuk është puna ime           

Nëse shefi ua kërkon ta bëni atë, është pjesë e punës tënde. Nëse jeni të mbingarkuar me punë, kërkoni për koleg për ndihmë ose flisni me shefin tuaj në lidhje me delegimin e detyrave. Duhet të jeni të etur për të kontribuar për punën tuaj në çdo mënyrë që mundeni.

2-Bëra aq sa munda

Sfidojeni veten me pyetjen “çfarë mund të bëj ndryshe herën tjetër për të arritur rezultate më të mira?”.

3-Nuk kam kohë              

Punëdhënësit dhe klientët e vlerësojnë shumë kur thoni “po mund ta bëj”. Ajo nxit një atmosferë pozitive dhe tregon aftësinë tuaj për ta bërë punën.

4-Do përpiqem

Kjo ul aftësitë tuaja, jo vetëm për veten, por për shefin tuaj, bashkëpunëtorët dhe klientët. Kjo ju bën të dukeni më të dobët dhe që mund të dështoni më lehtë. Jini të vendosur, dhe përdorni fjalën “do e bëj”.

5-Ata janë dembel

Thashethemet dhe e folura prapa shpine, nuk janë të mira për mjedisin e punës. Ju jeni aty për të punuar, jo përkohësisht. Jini të qetë dhe profesional.

6-Kjo nuk ka kuptim (nuk bën sens)

Mos u fokusoni te problemi, por te zgjidhjet e mundshme. Nëse nuk e kuptoni një detyrë, pyesni për sqarime. Përdorni pyetjet “Nuk jam i sigurtë nëse kjo është zgjidhja e duhur. Mund të ma shpjegoni më shumë?”               

7-Nuk është e drejtë

Ju jeni i rritur, dhe si i tillë, duhet ta dini se jeta nuk është e drejtë. Mos u ankoni për atë që është e gabuar, por merrni masat e nevojshme për të zgjidhur problemin.

8-Ndoshta jam gabim, por...

Shprehni idetë tuaja me besim, mos e diskreditoni veten.

Article Logic
Execution time: 0.0040771961212158