Për të dënuar vajzën 10 vjeçe, “e pezulluar” për herë të dytë nga shërbimi i autobusit të shkollës, pasi kishte ngacmuar një shok klase (bulizëm), babai ka vendosur që ajo ta bëjë rrugën në këmbë nga shtëpia në shkollë. Tetë kilometra me temperatura 2 gradë.
“E di që shumë nga ju nuk janë dakord, por unë mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur”, – shkruan në “Facebook”, Matt Cox.
Babai e ka shoqëruar me makinë të bijën, duke filmuar skenën dhe duke e ndarë më pas në rrjetet sociale videon shembullore të dënimit.
Një ngjarje e tillë është regjistruar në Sëanton, në Ohio.