INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 Marsi hot i femrave shqiptare, shikoni çfarë ndodhi mbrëmë [FOTOVIDEO]

8 Marsi hot i femrave shqiptare, shikoni çfarë ndodhi mbrëmë [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 17:46 09-03-2017

8 Marsi festa e grave, ka filluar të festohet ndryshe edhe në Tiranë.

Vitin e kaluar femrat shqiptare kanë festuar në “strip show”, me lojra të ndryshme, zhveshje, kërcime sensuale me meshkuj të ardhur posaçërisht për këtë festë.

Mesa duket organizatorët e kanë kuptuar se çfarë dëshirojnë femrat në këto ditë, prandaj edhe këtë vit në një nga clubet e Tiranës nuk kanë munguar kërcime të tilla “strip”. Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit është vënë re një prezencë e lartë e femrave që e kanë festuar këtë festë në clube. Pjesmarrja e tyre ka qenë rreth 80% krahasar me meshkujt, ndërsa audienca në tërësi nuk ka qenë shumë e lartë po ta krahasosh me koncertet e tjera të këtij viti. Kjo vjen nga fakti se clubet kishin vendosur që mbrëmjen e 8 Marsit pjesmarrja më e madhe të ishte nga femrat, ndërsa meshkujt më të kufizuar në numër.

Në disa nga clubet kryesore të ftuar kanë qenë këngëtarët më të ndjekur në Shqipëri si Noizy, Seven Saraci, Sinan Hoxha etj. Ndërsa disa prej clubeve të tjera që vitin e kaluar kanë organizuar “strip show”,  këtë herë nuk “janë bërë të gjallë”. Femrat dhe meshkujt përveçse kanë shijuar muzikën e bukur dhe kanë kërcyer, ka patur edhe nga ato që kanë shkaktuar incidente gjatë kësaj nate. Të dehur nga pija dhe qejfi këta të rinj që shfaqen në këtë video të siguruar nga intv.al,  kanë filluar të bezdisin të pranishmit në club duke i sharë dhe lagur me ujë. Edhe pse ato kanë paguar për të qëndruar aty, punonjësit e sigurisë janë detyruar t’i nxjerin jashtë, pasi të rinjtë nuk kanë arritur të kontrollojnë veprimet e tyre pasi kanë shkaktuar konflikte në ambient.

Gjithsesi formula e argëtimit mbetet e njëjtë si vitin e kaluar; preferenca e femrave për të shijuar performancën e meshkujve striptistë sa vjen dhe rritet duke i dhënë 8 Marsit një dimension festimi krejt tjetër. Tashmë për femrat, “lulja tradicionale” nuk josh më aq sa përformancat hot të meshkujve. 

 

tresh2.png

tresh2.png

Article Logic
Execution time: 0.0024728775024414