INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 Mënyra si të kaloni një ndarje apo divorc pa dhimbje

8 Mënyra si të kaloni një ndarje apo divorc pa dhimbje

Publikuar më: 11:32 21-09-2016
Divorci nuk është diçka argëtuese, prandaj duhet të keni parasysh disa këshilla, si ta përballoni në mënyrën më të mirë atë.
Terapistët e çifteve, kanë dhënë disa sugjerime interesante, si ta përballoni këtë situatë të trishtë në jetën tuaj.
 
1. Jepini njëri-tjetrit hapësirë
Koha është shumë e rëndësishme, prandaj këshillohet të qëndroni larg njëri-tjetrit. Nëse keni fëmijë së bashku, do ishte mirë të qëndronit miq, për hir të fëmijëve. Mos harroni, se keni nevojë të largoheni nga e gjithë kjo situatë e trishtë.
 
2. Fëmijët tuaj janë  më të rëndësishëm se ju të dy
Një ndër gabimet që bëjnë çiftet pasi ndahen është se përdorin fëmijët e tyre. Nuk ka rëndësi si ndiheni ju, mos i bëni fëmijët mjet për të shprehur inatin që keni ndaj ish-partnerit tuaj.
 
3. Dilni jashtë marrëveshjes për kujdestarinë e fëmijëve
Ndonjëherë është mirë të veproni si ta ndjeni. Pyesni fëmijët, nëse duan të bëjnë diçka ndryshe nga plani i zakonshëm, prandaj veproni. Kjo gjë do ju bëjë ju edhe fëmijëve të ndiheni më të lumtur.
 
4. Mos fajësoni njëri-tjetrin
Secili ka versionin e tij të historisë, prandaj është e kotë të insistoni. Në fund, është fakti se ju jeni divorcuar dhe nuk ka më rëndësi faji i kujt ishte që shkuat në këtë pikë. Qetësohuni dhe mendoni se: faji ishte i përbashkët dhe gabuat të dy.
 
5. Meditoni
Meditimi ka efekt shumë pozitiv, ndaj praktikojeni sa më shumë. Presioni psikologjik do fillojë të përmirësohet.
 
6. Merrni një person që të jetë ndërmjetës
Nëse merrni një person të tretë për të shqyrtuar çështjen tuaj të divorcit, do ndihmojë të krijohet një atmosferë më e mirë. Ai do ju bëjë që të bini dakord për kushtet e divorcit, pa shkaktuar ndonjë konflikt.
 
7. Mos detyroni miqtë të mbajnë anën tuaj
Gjatë martesës, ju keni miq të përbashkët. Pas divorcit, nuk do jetë më gjendja si më parë. Nuk duhet të detyroni askënd, që të mbajnë anën tuaj, sepse secili e di vet. Në fund, të dy jeni miq me ta, prandaj nuk duhet të ketë ndarje të tilla.
 
8. Shikoni përpara
Ajo që kaluat, nuk kthehet më pas, prandaj duhet të shikoni jetën tuaj. Nuk ka më kthim pas, sepse do ju pengojë për të ardhmen tuaj. Jeta vazhdon!
 
Burimi: Daily Mail
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0041520595550537