Një tregtar shqiptar droge përfundoi në prangat e karabinierëve në Milano. Në momentin e arrestimit, 35 vjeçarit iu gjetën një kg heroinë. Pas kontrollit të mëtejshëm në banesën e tij në rrugën "Sottocorno" u gjetën edhe 1.5 kg heroinë, si dhe mbi 8 mijë euro para të gatshme. Policia sekuestroi edhe 6 kg prerje të substancave. Nga hetimet është zbuluar se droga ishte e destinuar për zonën prapa stacionit Rogoredo.
"Ansa" shkruan se familja e tij jeton në Shqipëri. Tregtari i drogës ishte ndaluar edhe korrikun e kaluar nga policia, por në atë rast nuk u gjet në posedimin e ndonjë substance të paligjshme. Karabinierët dhe policia kanë intensifikuar kontrolle të gjata në të ashtuquajturën "gropë droge" të frekuentuar kryesisht nga të varurit nga heroina.