INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 përgjigje për pyetjet më të zakonshme lidhur me  Llotarinë Amerikane

8 përgjigje për pyetjet më të zakonshme lidhur me Llotarinë Amerikane

Publikuar më: 13:56 09-10-2016

Ka akoma kohë për të aplikuar për një vizë amerikane. Llotaria mbyllet në 7 nëntor 2016. Nëse po planifikoni të merrni pjesë, mësoni paraprakisht përgjigjet e pyetjeve më të zakonshme nga zyra e cështjeve konsullore të Departamentit të Shtetit atje.  

1.Cfarë më lejon Green Card-i të bëj? A do të më ndihmojë qeveria amerikane të gjej një punë?

Nëse ju është lëshuar një vizë qëndrimi në SHBA, ju mund të kërkoni  pranimin për të jetuar dhepunuar në Shtetet e Bashkuara. Qeveria amerikane nuk do të paguajë për udhëtimin tuaj,  t’ju gjejë një vend ku të jetoni apo një punë. Si pjesë e aplikimit për vizë, ju duhet të provoni se mund të bëheni i pavarur në shpenzimet për jetesën tuaj. Nuk ekziston një shumë e cakuar parash që duhet ta deklaroni se e posedoni. Zyrtari konsullor do të konsiderojë rrethanat uaja të përgjithshme gjatë intervistës për marrjen e vizës.

2. Pse vendi im nuk është i përshtatshëm për programin e llotarisë amerikane të këtij viti?

Vendet që kanë patur më shumë se 50.000 emigrantë në SHBA, gjatë 5 viteve të fundit,  janë të papranueshme për llotarianë amerikane. Edhe pse këto vende nuk janë të papërshtatshme në mënyrë të vazhdueshme, nuk mund të themi se kur do të jenë të pranueshme përsëri.

3. Nëse unë regjistrohem si aplikant parësor, a mundet bashkëshortja ime të bëjë një aplikim të ndarë si aplikante më vete?

Bashkëshortët munden që secili  të paraqesin një hyrje  nëse secili i përmbahet kërkesave të pranueshmërisë. Nëse ndonjëri prej tyre përzgjidhet, tjetri  mund të aplikojë si i pavarur. Sigurohuni që të përfshini bashkëshorten tuaj dhe fëmijët në aplikimin tuaj. Nëse të dy bashkëshortët hyjnë, të dy duhet të përfshijnë bashkëshortin/en dhe të gjithë fëmijët. Mospërfshirja e tyre con menjëherë në skualifikim.

4.A mund të përdor të njëjtën foto që përdora në aplikimin e vitit të kaluar?

Jo. Hyrjet që përfshijnë të njëjtën foto nga vii i kaluar, do të skualifikohen. Ju duhet te përdorni një foto të shkrepur brenda 6 muajve të fundit për aplikimin tuaj të ri.

5.A mund të aplikoj për llotarinë amerikane nëse e kam tashmë një vizë amerikane?

Po, ju mund të aplikoni edhe nëse e keni tani tashmë një vizë të tillë.

6. A është e mundur të ndërroj adresën në aplikimin tim nëse jam përzgjedhur por jam zhvendosur ndërkohë?

Po, nëse jeni përgjedhur dhe duhet të ndërroni adresën tuaj, kontaktoni  Qendrën konsullore në Kentaki. “The Kentucky Consular Center”

7. Pse mbarohen vizat për njerëzit që ishin përzgjedhur për programin e llotarisë?

Janë 50.000 viza në dispozicion për programin e vitit 2018. Më shumë se 50.000 persona janë përzgjedhur në program sepse disa persona të përzgjedhur nuk kualifikohen për vizën ose nuk e ndjekin atë dhe ne duam të sigurohemi se 50.000 vizat janë lëshuar. Vetëm të kualifikuarve të parë, 50.000 aplikantëve dhe anetarëve të familjeve të tyre do t’u lëshohen vizat. Pasi ato të jenë lëshuar, programi do të mbarojë. Nëse doni të merrni vizën tuaj, ju duhet të veproni me përpikmëri pasi të jeni përzgjedhur. Nëse e humbni apo e rikërkoni takimin tuaj ose vini pa dokumentacionin e kërkuar, rrezikoni që të mos ju mundësohet viza.

8. Sa kushton që të regjistrohesh në programin e vizave për llotarinë amerikane?

Nuk ka asnjë kosto për t’u listuar në program. Nëse përzgjidheni, ju do të paguani tarifat e vizës në ambasadë kur të keni takimin për intervistën. Kujdes nga mashtrimet lidhur me pagesën e tarifave për vizë.

Article Logic
Execution time: 0.0040040016174316