INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 rregulla të thjeshta që femrat më me stil i ndjekin. Po ju?

8 rregulla të thjeshta që femrat më me stil i ndjekin. Po ju?

Publikuar më: 15:51 11-10-2017

Lajmi i mirë është se ndonjëherë gjërat janë shumë më të thjeshta se gjithë kjo. Ekzistojnë disa udhëzime të përgjithshme për stilin që disa nga femrat më të mençura, më të mprehta dhe më elegantë të botës së modës gjithmonë i ndjekin. Lexoni më poshtë këto tetë rregulla të thjeshta:

simple-style-rules-126182-1507643480029-image.640x0c.jpg

1. Veshja është një formë komunikimi
Ekziston një teori se pa marrë parasysh se çfarë bëni në jetë, ju gjithmonë jeni duke komunikuar diçka. Ekspertët e gjuhës së trupit kanë ndërtuar karriera në këtë teori – ashtu siç kanë bërë edhe stilistë. Ata besojnë (me të drejtë) se veshja juaj nuk është thjesht diçka estetike; është një formë për të shprehur veten.

simple-style-rules-126182-1507643482324-image.640x0c.jpg

2. Veshjet janë një përgjigje ndaj situatave sociale.
Po ashtu si veshjet mund të komunikojnë disa nga idetë tuaja për ata çka ndodh rreth jush, rrobat shërbejnë gjithashtu si përgjigje ndaj situatave sociale. Ka një arsye pse visheni në një mënyrë të caktuar në zyrë dhe një tjetër kur do të shkoni në një darkë dhe rrallë këto veshje janë të njëjta.

simple-style-rules-126182-1507643484960-image.640x0c.jpg

3. Përshtatja është gjëja më e rëndësishme.
Ju mund të keni veshjet më trendy, më të shtrenjta në botë - por nëse nuk ju përshtatet siç duhet, nuk do të dukeni me stil, dhe të gjitha përpjekjet tuaja dhe paratë do të ishin të dështuara. Stilistja Stacy London këshillon: "Gabimi më i madh që bëjnë femrat është kur veshin rroba që nuk iu përshtaten sepse nuk e pranojnë trupin që kanë. Ju duhet ta bëni këtë për të kuptuar se çfarë duket mirë për ju. Dhe përveç kësaj, besimi është aksesori më i mirë."

simple-style-rules-126182-1507643495476-image.640x0c.jpg

4. Ia vlen të investosh në një palë xhinse të shtrenjta.

 

simple-style-rules-126182-1507643489321-image.640x0c.jpg

5. 50/50: të veshurit është për stilin tuaj personal dhe për audiencën
Edhe pse është e vërtetë që veshja duhet të jetë shprehje e vetes suaj, është e këshillueshme që të mos injoroni tërësisht mjedisin ku jetoni. Për shembull, vetëm për se ndiheni se doni të vishni mini-in e ri në zyrë, nuk do të thotë se është në rregull që ta bëni këtë.

simple-style-rules-126182-1507643492659-image.640x0c.jpg

6. Është e rëndësishme të dini kohën e duhur për të luajtur me trendet.
Ndërkohë që me siguri nuk do t'ju dekurajojmë të provoni sa më shumë tendenca që dëshiron zemra juaj, ka vende të duhura dhe të gabuara për ta bërë këtë. Për shembull, nëse jeni duke marrë pjesë në një martesë të një të afërmi, nuk mund të jetë koha më e mirë për t’u shfaqur me sandale Birkenstocks.

simple-style-rules-126182-1507651285587-main.640x0c.jpg

7. Detajet bëjnë diferencën
Diçka po aq e thjeshtë sa të lidhësh rripin tënd në një mënyrë ndryshe sipër këmishës, ose duke shtuar një palë vathë me dizajn të çuditshëm, këto kanë një ndikim të madh në stilin tuaj.

simple-style-rules-126182-1507643500127-image.640x0c.jpg

8. Mbi të gjitha stili duhet të mbajë firmën tuaj
Mbi të gjitha, pa marrë parasysh se çfarë tjetër është e vërtetë për stilin tuaj personal, është shumë e rëndësishme që të keni diçka që ju dallon nga të tjerët. 

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049