INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 shenja që jeni në një lidhje të fortë edhe pse nuk e kuptoni

8 shenja që jeni në një lidhje të fortë edhe pse nuk e kuptoni

Publikuar më: 10:38 18-01-2017

Si është të jesh në një lidhje të fortë?!

Ndonjëherë ka takime romantike, qirinj me aromë, shëtitje të kapur për dore dhe ndonjëherë e gjeni veten duke lare enët, hekurosur rrobat, apo duke u zënë për një gjë të vogël derisa kthehet në një sherr të madh. Me fjalë të tjera, ndonjëherë dashuria dhe pasioni për njëri-tjetrin është shumë i qartë, ndonjëherë jo. Por sit ë kuptoni nëse lidhja juaj është përsëri e fortë, apo po merr të tatëpjetën?!

Mendoni shpesh për partnerin tuaj kur nuk jeni pranë
Sa më shumë ta mendoni aq më shumë të dashuruar jeni!

Iu përgjigjeni pozitivisht lajmeve të njëri-tjetrit
Kur jeni entuziastë për arritjet apo lajmet e mira të partnerit tuaj, konsiderojeni si një shenjë të mirë.

Kaloni kohë me miqtë tuaj
Të shkëputeni nga njëri-tjetri dhe të kaloni kohë me miqtë tuaj, e përforcon edhe më shumë lidhjen. Të gjithë kanë nevojë për disa kërkesa personale dhe të anagazhohesh në aktivitete të tjera.

Keni një sens humori të njëjtë.
Mënyra si ju bëni shaka apo qeshni me njëri tjetrin vetëm me një gjest, tregon se mund të gjeni një gjuhë të përbashkët me njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se mund të sqaroni dhe keqkuptimet.

I ndani punët e shtëpisë
Në fund të fundit është një hapësirë e përbashkët dhe për sa kohë të dy palët kontribojnë në mirëmbajtjen e saj, çdo gjë shkon mirë.

Provoni gjëra të reja bashkë
Aktori Bill Murray në një intervistë të vjetër ka thënë: “Nëse doni të dini se personi që keni në krah është I duhuri për ju, bëni me të një udhëtim nëpër botë, në fund do e kuptoni”. Mos ndaloni kurrë së bëri gjëra të reja bashkë, monotonia vret!

Nuk jeni komplet të varur tek njëri-tjetri
Sa më dramatike dhe serioze të bëhët lidhja, aq më shumë gjasa ka që të ndaheni. Të jesh i fokusuar vetëm tek partneri, nuk është një shenjë e mirë.

Dini si të merrni veten edhe pas një sherri
Sipas psikologut John Gottman, ajo që e bën një lidhje të suksesshme është që çifti të jetë I aftë të rrimarë veten edhe pas një sherri. Konfliktet nuk mund të evitohen, por mund të riparohen…

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158