INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 shenja qe partneri juaj i ka te gjitha: i mire si bashkëshort, baba dhe i dashur

8 shenja qe partneri juaj i ka te gjitha: i mire si bashkëshort, baba dhe i dashur

Publikuar më: 11:51 10-01-2017

Të gjesh një mashkull që mund të të japë çdo gjë për të cilën keni nevojë tani dhe në të ardhmen nuk është dicka e thjeshtë.

Megjithatë sipas një ekpserteje, ka 8 karakterisitika në një mashkull që vërtetojnë se ai do të jetë një bashkëshort, i dashur dhe baba i mirë.

Çfarë sheh është ajo që merr
A ndani të njëjtat opinione dhe mendime në aspekte të ndryshme të jetës? A e drejton jetën e tij me sinqeritet dhe integritet? Si ai e jeton jetën tani është një tregues i mirë për të kuptuar si do të jetojë me ju.

E besoni pa asnjë dyshim
Besimi dhe besnikëria janë shumë të rëndësishme në lidhje. Përgjithësisht meshkujt duan të dashurojnë , të mbrojnë dhe të mbështesin familjen. Nëse besoni se ai është besnik ndaj jush, kjo e bën lidhjen më solide.

E merr situatën nën kontroll
A është i qetë edhe kur është nën presion? A e merr situatën nën kontroll dhe gjen një rrugë për të zgjidhur problemet me qetësi dhe pjekuri? Nëse po, atëherë ai nuk kërkon që ju të kujdeseni për të pasi është i aftë të përballet me shumë të papritura që ndodhin në një lidhje dhe në jetë.

Ai ka ambicie
Nëse nuk përton dhe bën çdo gjë për të marrë, atëhere dihet se dhe di të japë.

Është i dashur me të gjithë
Si ju trajton ju? Si i trajton fëmijët dhe të moshuarit? Mirësia e tij transmeton vetëbesim, kjo do të thotë se nëse I trajton të tjerët mirë, do ju trajtojë edhe ju.

Ndihesh e sigurt
Ndihesh e sigurt në prezencën e tij? Sikur çdo gjë të ndodhë, ai do bëjë veprimin e duhur? Nëse atij i intereson siguria jote, nuk duhet të shqetësoheni pasi ai do bëjë çdo gjë për ju.

Ai ka treguar se është bujar
Bujari nuk do mtë thotë plane për darkën dhe një restorant të mirë çdo mbrëmje. Gatishmëria e tij për t’ju dëgjuar dhe të kalojë kohë me ju, po.

Burrëri
Si sillet me meshkujt e tjerë? A e respektojnë ata, atë? Familja dhe miqtë e tij respektojnë mendimin e tij? Nëse është një shembull i mirë për të tjerët, do të jetë i tillë edhe për fëmijët e tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033998489379883