INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 shenja që tregojnë se keni gjetur femrën e duhur e cila mund të jetë bashkëshortja juaj

8 shenja që tregojnë se keni gjetur femrën e duhur e cila mund të jetë bashkëshortja juaj

Publikuar më: 15:29 05-01-2017

Femrat: ato të cilat ju nuk mund të jetoni me to  por as pa to.

 

Hileja qëndron në të kuptuarit nëse femra që njihni është e duhura apo jo.

Për aq kohë sa meshkuj të ndryshëm tërhiqen nga lloje të ndryshme femrash , ka disa shenja  të cilave duhet t’iu tregoni vëmëndje të veçantë.

Mund ta quani modë të vjetër por  është mirë që një mashkull  të martohet vetëm një herë. Më poshtë janë disa mënyra për ta kuptuar se keni gjetur femrën e duhur.

Keni besim tek ajo

Besimi është një aspekt i rëndësishëm në çdo marrëdhënie. Duhet të kihet parasysh se besimi është më i brishtë mes dy personave të cilët janë shumë të përfshirë tek njëri-tjetri. Kur një person thyen besimin e tjetrit, ajo shkakton dhimbje. Dhimbje të cilat do të duan një kohë të gjatë që të shërohen. Nëse keni gjetur një femër të cilës i besoni plotësisht dhe më e rëndësishmja, nuk mund as ta imagjinoni ta thyeni këtë besim, atëherë keni gjetur personin e duhur.

Ajo është më tepër një forcë pozitive në jetën tuaj sesa një ndikim negativ

Kur jeni të dashuruar, është e vështirë për ta kuptuar saktësisht këtë pjesë.  Sepse dashuria është aq verbuese saqë ju nuk mund ta kuptoni ndikimin negativ që një person mund të ketë tek ju. Nëse femra që keni në krah është person që ju kritikon dhe vetëm ju vë në pah të metat, largohuni sa më shpejt prej saj.

Ju motivon që të keni besim në vete

Janë me fat ata që kanë jetuar në vitet ’80. Të gjesh femrën që të motivon, mund të bëjë dallimin mes realizimit të dëshirave dhe ëndrrave tuaja që vazhdojnë dhe dështojnë. Femra ideale është ajo që ju motivon për tu bërë njerëz më të mirë. Një nga dhuratat më të çmueshme që një femër mund t’i bëjë një mashkulli është të jetë arsyeja që ai të bëhet një njeri më i mirë.

Jeta juaj është më e mirë me praninë e saj sesa pa të

Femra e duhur është ajo të cilës ia ndjeni shumë  mungesën në jetën tuaj.

Ndaj bëni një hap pas dhe pyesni veten nëse jeta juaj është më e mirë me të apo pa të?

Kurrë nuk gjen justifikime kur keni nevojë për të

A është femra juaj e tillë që kurrë nuk gjen justifikime kur ju keni nevojë për të? Nëse po, atëherë mbajeni fort.

Seksi është vërtet i mirë

Disa njerëz  shpesh shprehen se seksi nuk është aq i rëndësishëm  që një marrëdhënie të jetë solide dhe e lumtur, por kjo nuk është aspak e vërtetë . Seksi në çift është një lloj i caktuar i kimisë fizike që është i nevojshëm për një martesë të lumtur.

Ju të dy kërkoni të njëjtat  gjëra në jetë

Ky është edhe një tjetër aspekt i rëndësishëm në marrëdhënien tuaj. Është e lehtë ta dashurosh një femër  por është mirë që ta kuptoni se çfarë ajo kërkon në jetë, cilat janë qëllimet e saj, pasionet e saj?  Kjo sepse është e vështirë ta kalosh jetën me një person i cili kërkon nga jeta gjëra ndryshe nga ato që kërkoni ju.

E dashuroni thellësisht njëri-tjetrin

Para se të thoni “Po”, sigurohuni të kuptoni se çfarë do të thotë “i dashuruar thellësisht”. Të duash thellë është të duash dyfish  dhe kjo është një dashuri romantike. Por dashuri ideale është ajo kur kombinohet mes dy partnerëve si një dashuri pa kushte. Ku kushti i vetëm të jetë të formojnë një lidhje të fortë e cila nuk mund të thyhet. 

Article Logic
Execution time: 0.0015389919281006