INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 shprehjet që një mashkull do dëshironte t'i dëgjonte sikur edhe 1 herë nga partnerja e tyre

8 shprehjet që një mashkull do dëshironte t'i dëgjonte sikur edhe 1 herë nga partnerja e tyre

Publikuar më: 16:09 15-03-2017

Meshkujt mund t’i kënaqësh shumë lehtë por jo t’i kuptosh ashtu siç duhet.

Nëse ju doni të bëni partnerin tuaj të buzëqeshë, i thoni atij një nga këto gjëra herën tjetër që ta takoni.

1. "Do paguaj unë kësaj rradhe zemër "

Meshkujt harxhojnë shumë kohë para se të bëjnë planifikimin për një takim me të dashurën. Nëqoftëse ju doni me të vërtetë të tregoni mirënjohje, ofrojuni të paguani faturën. Ai me të vërtetë do ta vlerësojë këtë gjest edhe pse në fund është ai që paguan.

2. "Kam shumë respekt për ty "

Çdo mashkull do dëshironte ta dëgjonte këtë fjalë nga femrat që e rrethojnë por do e dëshironte ta dëgjonte këtë dhe nga partnerja e tij.

3. "Më fal"

Nëqoftëse ju jeni gabim në diçka ju duhet t'i kërkoni falje partnerit tuaj. Nuk është për turp për të kërkuar falje.

4. "Zemër, ke kaluar një ditë të keqe"

Nëqoftëse  partneri juaj nuk ka patur ditën e tij më të mirë, ju duhet t'i thoni këtë fjali dhe ai do të ndihet më i qetë dhe mirë.

5. "Miqtë e tu janë të vërtetë dhe shumë të mirë"

Nëqoftëse ju respektoni atë ju duhet të respektoni edhe miqësinë e tij pasi ai do e pëlqejë këtë gjest.

6. "Je shume i bukur, e dije kete?"

Nëqoftëse ju i bëni kompliment partnerit tuaj, lidhje mes jush do të jetë më e lumtur, pasi partnerit i rritet vetëbesimi.

7. "Ti je ndryshe nga çdo person tjetër që kam takuar."

Nëqoftëse ju i tregoni partnerit tuaj se ai është i veçantë, kjo gjë do e bënte me të vërtetë të ndihej mirë dhe unik.

8. "Ndihem e sigurt kur jam pranë teje."

Shumicës së meshkujve iu shkëlqen fytyra pasi e degjojnë këtë nga personi që duan.

Article Logic
Execution time: 0.0019869804382324