Policia e Vlorës ka arrestuar 8 persona, të cilët dyshohen se kanë mbjellë rreth 1000 rrënjë kanabis dhe posedonin dhe armë. Ata janë kapur në flagrancë në fshatin Tragjas i Vjetër, tek paracela ku kishin mbjellë rrënjët e kanabis. Policia asgjesoi drogën me copëtim dhe djegie me zjarr. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar përreth zonës ku këta shtetas qëndronin, janë gjetur (të fshehura) dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri.
Të arrestuarit janë:
1. R. Selfaj, 33 vjeç, banues në Vlorë.
2. S. Hoxhallari, 36 vjeç, banues në fshatin Orizaj, Berat.
3. T. Kalaj, 26 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për Vjedhje)
4. D. Rexhepaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.
5. G. Zeneli, 23 vjeç, banues në Vlorë.
6. R. Ymeri, 21 vjeç, banues në fshatin Orizaj, Berat.
7. A. Hodaj, 51 vjeç, banues në Durrës.
8. T. Imaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.