INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 të veshurat më mirë gjatë 2018-ës sipas revistës më të rëndësishme të modës ‘VOGUE’

8 të veshurat më mirë gjatë 2018-ës sipas revistës më të rëndësishme të modës ‘VOGUE’

Publikuar më: 16:16 26-12-2018

Revista më e rëndësishme e modës ‘VOGUE’ ka nxjerrë artikullin duke listuar vajzat të veshura më bukur gjatë vitit 2018 dhe sot nëpërmjet një inserti në emisionin ‘Fun Day’ me Fatma Methsanin janë zbuluar se cilat janë:

1.Tracee Ellis Ross
Aktorja e njohur amerikane Tracee Ellis Ross ka patur një vit të mrekullueshëm, e cila në çdo paraqitje të saj do të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve dhe do të renditej tek e veshurat më mirë. Ajo na ka rrëmbyer zemrat me fustanet voluminoze nga Valentino e cila dukej si një Barbie e vërtetë.

tracee.jpg

tracee3.jpg

 


2.Lady Gaga
Viti 2018-ë ka qenë i gjithi për këngëtaren e njohur Lady Gaga, e cila përpos muzikës ka treguar këtë vit talentin e padiskuteshëm që ka në aktrim. Nëse me herët nuk ishit fanse të Lady Gagës, pas filmit ‘A star is born’ ajo padyshim ka fituar shumë fansa. Përveçse kësaj, ajo ka lënë gjurmë këtë vit edhe në modë e cila në çdo paraqitje ka marrë vëmendje të madhe dhe sipas ‘Vogue’ ajo është një ndër femrat veshur më bukur gjatë 2018-ës. Pra, një yll ka lindur me të vërtetë këtë vit.

lady_1.jpg

lady_4.jpg

 


3.Meghan Markle
Meghan Markle ka qenë personi më i kërkuar në Google gjatë 2018-ës, por edhe personi që ka shkaktuar më shumë lajme se kushdo këtë vit dhe kjo falë dasmës me Prince Harry. Ajo është komentuar shumë gjithashtu edhe për veshjet e saj, ku duhet ta pranojmë që është veshur gjithmonë shumë bukur me stilin e saj klasik dhe plot elegancë.

meghan_2.jpg

meghan_1.jpg

 


4. Zoë Kravitz
Zoë është simboli i stilit punk e cila gjithmonë është shfaqur me të zeza, por shumë sensuale në të njëtën kohë. Në çdo tapet të kuq, ajo ka rrëmbyer vëmendjene të gjthëve, përfshirë edhe ata të kritikës së modës. Nëse e adhuron dhe je besnike e ngjyrës së zezë, Zoë është këtu për ju!

zoe1.jpg

zoe.jpg

 


5.Zendaya
Një princeshë Disney? Po ju lutem! Besoj të gjithë ne jemi rritur me Zendaya, e cila i lexohej suksesi që kur ishte e vogël. Përpos një aktore e talentuar, ajo ka dëshmuar që bukuria natyrale nuk vdes kurë dhe që është një vajzë me shumë stil. Me të drejtë revista ‘VOGUE’ e ka konsideruar si të veshurën më mirë gjatë 2018-ës.

zendaya_4.jpg

zendaya_5.jpg

 


6. Saoirse Ronan
Aktorja 24 vjeçare që rrëmbye zemrat e të gjithëve me rolin e saj tek filmi ‘Lady Bird’, ka rrëmbyer zemrat e kritikëve të modës gjithashtu. Në çdo dalje të saj binte në sy ëmbëlsia dhe thjeshtësia tek ajo. Saoirse ka treguar që nuk ka frikë të eksperimentojë me lookun e saj, prandaj shumë herë ka guxuar të vishte Gucci, një firmë që qëndron shumë larg stilit të aktores, por ama ja dalë gjithmonë që të dalë në krye.

Saoirse2.jpg

Saoirsegucci.jpg

 


7. Rihanna
Kur përmendim fjalën modë, gjithmonë do të na vijë në mendje rihanna,ku emri i saj mund të përkthehet ndryshe në ikonë mode. Çdo gjë që ajo do të veshë, do të kthehet menjëherë në trend pavarësisht çdo gjëje dhe mund të themi që është e vetmja femër që çfarëdo lloj gjëje që të veshi do i rrijë mirë gjithmonë! Çfarë kuptimi do të kishte moda e vitit 2018 pa Rihannën? Pra sigurisht që në listën e femrave veshur më mirë gjatë këtij viti do të ishte edhe Riri.

rihanna5.jpg

rihanna8.jpg

 

 


8.Emma Stone

Aktorja e filmit "La La Land" ka bërë për vete të gjithë njerëzit edhe për stilin e saj duke u bërë kështu edhe ndër njerëzit më të ndjekur për stilin e saj të veshjes. Në fakt stili i saj mesa duket është miks por perfekt me fustane elegante ne tapetet e kuq dhe veshje te freskëta dhe plot shkëlqim në të njëjtën kohë. Jo më kot, ‘VOGUE’ e ka bërë pjesë të listës tek femrat e veshur më bukur gjatë 2018-ës.

emma2.jpg

emma1.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773