INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 traditat e veçanta për Vitin e Ri që i bëjnë të gjithë SHQIPTARËT dhe ju nuk i mohoni dot! [FOTO]

8 traditat e veçanta për Vitin e Ri që i bëjnë të gjithë SHQIPTARËT dhe ju nuk i mohoni dot! [FOTO]

Publikuar më: 17:23 31-12-2018

Ndërsa në mbarë botën kanë nisur përgatitjet për të hapur shishet e shampanjës në mesnatë e për t’i thënë lamtumirë 2018-tes, kjo është ndoshta koha e duhur për të reflektuar mbi të mirën e të keqen. Në të gjithë globin, njerëzit bëhen krijues me shpresën që t’i sjellin vetes sa më shumë fat dhe begati në vitin që po vjen. 

Nata e Vitit të Ri është kulmi i ditëve festive për shqiptarët, që i impenjon në çdo gjë, duke filluar që nga punët e shtëpisë deri në gatime të shumta dhe fishekzjarrët. Ndryshe nga fqinjët e tjerë rreth Shqipërisë, ka disa tradita që na dallojnë nga të tjerët dhe që na cilësojnë shqiptar në të gjitha kuptimet.

Tryeza plot me ushqime, veçanërisht mish

gjel.jpg

 

Edhe pse çdo ditë nuk konsumojmë shumë ushqime, natën e vitit të ri, tryeza duhet të jetë e mbushur plot e përplot. Nuk mjafton nëse gjeli i detit ndodhet mbi tryezë, pasi kryefamiljari ka blerë edhe dy-tre lloje të tjera mishi që në fund të fundit, askush nuk i prek.

Bakllava

Ëmbëlsira me e preferuar e tryezës përgatitet shumë ditë para festës. Disa zonja ende preferojnë ta gatuajnë vetë, disa të tjera ua besojnë furrave.

Pijet

Në tryezë nuk mungon asnjë marke alkooli, pije me gaz, pa gaz apo energjike. Nuk ka rëndësi nëse do të pihen apo jo, e rëndësishme të jene aty.

Superpastrimi i shtëpisë

Çdo cep shtëpie, dhomat, çdo orendi duhet pastruar. Viti i ri duhet të gjejë çdo shtëpi të pastër. Është e pastër dhe s’ka nevojë? Do të ripastrohet sërish. Nuk ka dyshime për këtë!

Luftë fishekzjarrësh

Nga dritaret, ballkonet e kudo të munden, shqiptarët deri një vit më parë tregonin me padurim arsenalin e pafundmë të fishekzjarrëve në shtëpi. Ishin më të bukura ato të fqinjëve? S’ka problem, në 1 janar rihedhim sërish. Por këtë vit, i vetmi spektakël fishekzjarresh që do të shohim janë ato të organizuara nga bashkia.

Leku në byrek

Një tjetër traditë, byreku me lekun e fshehur. Kureshtja vijon. Kujt do ti bjeri këtë vit? Me shtrenjtësimin e jetesës dilema bëhet me e madhe, sipas iconstyle. Çfarë shume do të marrim në këmbim të lekut? Momente sa argëtuese e qesharake që i shtojnë gëzim tryezës familjare.

Festa

Tani më, dihet nga të gjithë. Deri para mesnate me familjen, pas mesnate me shoqërinë. Mëngjesi? Nuk dihet ku na gjen.

Kush do të hyjë i pari në shtëpi?

Thonë që kur të hyn një djalë i vogël në shtëpi, viti do të shkojë mbarë. Akoma më shumë, shqetësimi më i rëndësishëm; të hyj me këmbën e djathtë. Një traditë që vështirë të zbehet.

Article Logic
Execution time: 0.0040378570556641