8 vite më parë, më 16 Mars një shpërthim i fuqishëm i mori jetën 26 personave, në fshatin Gërdec në periferi të kryeqytetit. Fabrika e demontimit të armëve në Gërdec shpërtheu, duke lënë pas pasoja të mëdha. Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi pak pas mesditës, shkaktoi qindra të plagosur, ndërsa dëmtoi dhjetëra banesa, disa prej tyre u shkatërruan totalisht. Një krater i madh u hap në vendin e shpërthimit, ndërsa tronditja u ndje disa kilometra larg.
Kur kanë kaluar 8 vite nga ngjarja, familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi për të afërmit e tyre. Ata akuzojnë Gjykatat se lanë të lirë të gjithë të akuzuarit duke mos dënuar asnjë prej përgjegjësve kryesorë të tragjedisë.
Por sot, 8 vite më vonë socialistët janë në pushtet, dhe nuk ngurojnë të akuzojnë sistemin e gjyqsorit se nuk ka çuar përpara drejtësisë përgjegjësit e kësaj tragjedie.
Ministri I Brendhsëm Saimir Tahiri tha:
“Sot një prej përgjegjësve të kësaj tragjedie ndodhet në vizitë jashtë Shqipërisë duke folur për reformën në drejtësi, ndërsa të akuzuarit janë dënuar me më pak vite burg sesa të vrarët”.