INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
80 mijë dollarë për foton me Obamën, PD: Zbulohet skema, mediat ndërkombëtare akuzojnë Ramën

80 mijë dollarë për foton me Obamën, PD: Zbulohet skema, mediat ndërkombëtare akuzojnë Ramën

Publikuar më: 16:47 26-07-2016

Grida Duma, sekretare e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike me anë të një deklarate për shtyp ka sulmuar sot, kryeministrin Edi Rama në lidhje me foton me presidentin amerikan Barack Obama dhe pagesën 80 mijë dollarëve për të.

Edhe mediat ndërkombëtare kanë shkruar sot për çështjen, duke folur për burimin e paligjshëm të parave.

‘’Megjithë këto fakte tronditëse, që e nxjerrin fare hapur si financues të një krimi të rëndë federal, pasi SHBA ndalon rreptësisht futjen e parave në fushatë nga burime të huaja, Edi Rama, sërish hesht. Nuk jep asnjë shpjegim, ku i mori 80 mijë dollarët që pagoi për foton me Obamën?

Cili është burimi?’’, sulmon Duma.

DEKLARATA E PLOTË:

Mediat më të rëndësishme të botës, nga Bloomberg në SHBA tek ‘’Politico’’ në Bruksel, kane nxjerrë fakte të reja për krimin federal të pagimit të 80 mijë dollarëve për foton e Ramës me Obamën.

Dy janë faktet e reja që sjell media botërore.

Një biznesmen grek, William Argeros, me qendrim në Kaliforni ka ndihmuar në kalimin e 80 mijë dollarëve tek Bilali i Ramës, i cili siguroi biletën për shefin e rilindjes.

Dhe fakti tjetër është se mediat e Ëashingtonit dhe e Brukselit ka vënë tashmë emrin Edi Rama, si burimi i 80 mijë dollarëve.

Pra shtetasi i huaj numër 2, siç e cilëson FBI, ka emër. Ai është Edi Rama, dhe qendrat më të rëndësishme të opinionit publik në Bruksel e Ëashington e tregojnë me gisht.

Megjithë këto fakte tronditëse, që e nxjerrin fare hapur si financues të një krimi të rëndë federal, pasi SHBA ndalon rreptësisht futjen e parave në fushatë nga burime të huaja, Edi Rama, sërish hesht.

Nuk jep asnjë shpjegim, ku i mori 80 mijë dollarët që pagoi për foton me Obamën?

Cili është burimi?

A janë para të ligjshme, apo janë para krimi, para droge, para trafiku, të ngjashme me ato që përdori për të ardhur në pushtet.

Në vend se të bëjë transparencë, edhe sot ka zgjedhur sulmin ndaj opozitës, sulmin ndaj institucioneve.

Ka rritur presionin ndaj Prokurorisë, pasi prej 1 muaji aty gjendet një kallezim penal i Partisë Demokratike për 80 mijë dollarët e fotos së financuar me para të dyshimta.

Edi Rama ka konsumuar të paktën 3 vepra, ndikim të paligjshëm, mosdeklarim të pasurisë, dhe pastrim të parave.

Është kjo arsyeja që ai donte të kapte patjetër drejtësinë. Krime si këto që Rama i ka kryer çdo javë në këto 3 vite, ishin motivi i tij për të nënshtruar prokurorët e gjykatësit. Por ai dështoi, dhe dështoi edhe përpjekja e tij për t’u bërë i paprekshëm, për të mbyllur dosjet. Shqipëria do të ketë drejtësi të standardeve europiane, dhe ky do të jetë fundi i Ramës dhe i sundimit të tij të korruptuar e kriminal.

Article Logic
Execution time: 0.0036988258361816