Fero ka qenë kryetema e këtyre ditëve.
Reperi mori reagime të shumta nga ish-menaxhmenti pasi i akuzoi për blerje të klikimeve.
Këtyre deklaratave i ka reaguar edhe reperi Capital Bra, i cili madje ka akuzuar Feron për një borxh prej 80 mijë eurosh ndaj menaxhmentit të tij
Nuk dihet se për çka bëhet fjalë konkretisht por mund të lidhet me një bashkëpunim që dyshja kishin realizuar kohë më parë.
Sipas Capital Bra, Fero gjithë këtë rrëmujë e bëri për të marrë vëmendje.