INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
80 mijë euro për të vrarë aktorin në Tiranë, ja cili është grupi kriminal që e mori përsipër [FOTO]

80 mijë euro për të vrarë aktorin në Tiranë, ja cili është grupi kriminal që e mori përsipër [FOTO]

Publikuar më: 12:17 22-07-2017

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, ku në rrugën Tafaj, përballë shkollës së mesme "Partizani" në Tiranë u tentua të vritej me armë zjarri aktori Mishel Prela, por që mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital.

Ka qenë vetë drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu, i cili në një dalje për mediat, ka bërë me dije se është zbardhur e plotë ngjarja, si dhe është bërë e mundur arrestimi i personave të përshirë.

Nga hetimet e bërë nga policia e Tiranës, ka rezultuar se ngjarja e ndodhur dy ditë parë ka qenë një vrasje me pagesë, mbetur në tentativë, nga një grup i strukturuar kriminal.

Si rezultat i operacionit, policia bën me dije se janë arrestuar të gjithë anëtarët e grupit, duke filluar nga porositësi, ekzekutori dhe përkrahësit pas kryerjes së krimit.

Ervin Zallumi, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë bëhet e ditur se është personi që ka porositur vrasjen e Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000( tetëdhjetë mijë) eurosh, shumë të cilën  do t'ia jepte Shkëlzen Buci dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ndërsa, siç bëhet dije Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë,  ka qenë në rolin e ekzekutorit, të cilit i është gjendur dhe sekuestruar arma e krimit tip pistoletë model 54(TT).

Po ashtu, në pranga është vënë edhe Miklar Tola , 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili ka qenë në rolin e bashkëpunëtorit në këtë në tentativë për vrasje.

Trim Hidri, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, ka qenë personi i cili ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit, të autorëve të krimit.

Ermir Tola, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, vëllai i Miklar Tolës, pjesëtar aktiv i këtij grupi kriminal .

Policia bën me dije se motive i kësaj ngjarje është hakmarrja, ndërsa shton se materialet në ngarkim të këtij grupi kriminal do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Vrasje me paramendim  mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim”  dhe “Armbajtje pa leje". 

screenshot-4_1500721431-4725720.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035641193389893