INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

80 vite Radio, Rikthim në studion ku u lëshua sinjali i parë radiofonik[VIDEO]

Publikuar më: 15:15 14-11-2018
Data 14 nëntor për të apasionuarit e Radios kujton fillimin zyrtar të transmetimeve radiofonike në gjuhën shqipe. Për këtë event në Muzeun Historik Kombëtar u zhvillua një ceremoni dedikuar 80-vjetorit të fillimit të transmetimeve radiofonike, nën organizimin e profesorit dhe gazetarit Arben Muka.
“Jemi në të njëjtin vend, territori i ish-bashkisë së Tiranës, ku në një prej zyrave që për një periudhë shërbeu si studio e radios së parë”, tha Muka.
 
Në ceremoni pjesëmarrës ishin profesorë dhe studentë të gazetarisë. Profesor Mark Marku foli për radion si një media e vjetër që nuk vdes kurrë.
“Radio nuk vdes kurrë si media. Është media që të ofron atë që nuk të ofrojnë mediat e tjera, është kudo e të vjen në mënyrë komode”, u shpreh profesor Marku.
 
Zamira Koleci ka një eksperiencë 45-vjeçare në radio. Për mikrofonin e IN News ajo tregon ndjesitë që merr nga këto aktivite që i përkushtohen vetëm radios.
“Radio është jeta ime dhe unë jam shumë e lumtur, e them me krenari këtë”, shprehet zonja Koleci.
 
Po aq e veçantë radio është dhe për studentët e gazetarisë. Etilda Deda është nga ato studente që njohuritë që po merr në fakultet dëshiron ti shfrytëzojë për të punuar në radio.
“Radio të jep mundësinë të shprehësh më shumë veten tënde”, shprehet Etilda.
 
Eventi “Ditët e Radios-2018” do të zgjasë 4 ditë gjatë të cilave do të sillet në vëmendje dinamika e tregut radiofonik shqiptar gjatë 8 dekadave. Në sallën e këtij aktiviteti janë ekspozuar dhe disa pamje të punës ndër vite në radio. 
Article Logic
Execution time: 0.0033988952636719