INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8000 qytetarë s'do votojnë! Në Postribë ka ndodhur e paimagjinueshmja

8000 qytetarë s'do votojnë! Në Postribë ka ndodhur e paimagjinueshmja

Publikuar më: 17:04 29-06-2019

Ditën e nesërme më 30 qershor pritet të mbahen zgjedhjet vendore, por ish-deputetja e qarkut Shkodër Izmira Ulqinaku, ka lajmëruar një ndryshim të momenteve të fundit në njësinë administrative Postribë, Shkodër.

Sipas postimit në rrjetin social Facebook të Ulqinakut, komisionerët e Partisë Socialiste në këtë njësi janë tërhequr sepse ata e kanë kuptuar që me diktaturë nuk vazhdohet.

Nëse komisionerët janë tërhequr vërtet, zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të mbahen ditën e nesërme në këtë njësi administrative, e cila sipas KQZ-së ka gjithësej 15 qendra votimi dhe në listën e zgjedhësve numërohen 8611 persona.

Screenshot_2_copy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389