INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
83-vjeçarja nga Durrësi u vra, nipi pranon krimin: I kërkova lekë, por ajo…

83-vjeçarja nga Durrësi u vra, nipi pranon krimin: I kërkova lekë, por ajo…

Publikuar më: 08:27 28-09-2018

Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e dyshua për vrasjen e 83-vjeçares në DurrësSipas policisë autor i dyshuar i ngjarjes është nipi 21-vjeçar, Redmon Gruda. . Shtetsja Floresha Shkurti, 83 vjeç u gjet e vdekur në banesë të enjten. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në lagjen Nr.16. Ka qenë vetë nipi që lajmëroi Policinë, pasi sipas tij është personi i parë që e ka gjetur pa jetë gjyshen e tij. Sipas burimeve, e moshuara jetonte me nusen e djalit dhe nipin, pasi i biri i saj kishte ndërruar jetë pak vite më parë.

Në fillim nipi deklaroi para bluve se e donte shumë gjyshen e tij se dhe se nuk kishte asnjë arsye ta vriste. Por më vonë djali ka ndryshuar dëshminë duke treguar se e ka vrarë pasi ajo nuk i kishte dhënë para. Mësohet se djali është përdorues hashashi dhe ka kërkuar lekë te gjyshja. Ajo nuk i ka dhëne dhe ai e ka goditur me thikë në kokë. Ai pranoi krimin duke pohuar se thikën me te cilën vrau 83-vjeçaren e kishte copëtuar dhe hedhur.

Article Logic
Execution time: 0.0035028457641602