INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
850 hektarë tokë nën ujë. Përmbytet Lezha

850 hektarë tokë nën ujë. Përmbytet Lezha

Publikuar më: 10:19 19-10-2016

Lezha është “zgjuar” e përmbytur nga reshjet e shiut të rëna gjatë natës, rreth një javë nga përmbytjet e herës së fundit në këtë qark.
Lagjja më e prekur në qytet është ajo “Besëlidhja”, ndërkohë që nga reshjet e shiut janë shënuar përmbytje të tokave bujqësore në fshatra Barbullojë dhe Blinisht. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, nën ujë janë 850 hektare tokë.
Sarimi i Ministrisë së Bujqësisë:
“Si pasojë e këtyre reshjeve, deri rreth orës 10.00 të ditës së sotme, gjenden nën ujë, në Zadrime  rreth 350 hektarë toka, në Torovicë rreth 350 ha, Zejmen – Barbullojë, rreth 150 hektarë. Në  rrethin Kurbin, nga përmbytja e kaluar kishte ende ujë të palarguar dhe ka shtesë në siperfaqe nën ujë, kryesisht rreth nënkalimit të Laçit dhe në Sanxhak.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisëpo punohet për tërheqjen e ujit, ndërsa hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe rrjeti është në funksion. Ndërsa për të ndjekur nga afër situatën, në terren janë përfaqësues të ministrisë si dhe të gjitha strukturat e saj në qarkun Lezhë, për të monitoruar dhe mbajtur nën kontroll situatën, e cila është drejt përmirësimit.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127