86 persona humbën jetën në sulmin terrorist në Nicë të Francës më 14 korrik të këtij viti ku një kamion u fut në mes të turmës duke shtypur njerëz të pafajshëm dhe duke qëlluar me armë.
Pesë muaj pas sulmit terrorist, prokurorët kanë mbajtur në burg tre shqiptarë të tjerë, të akuzuar se kanë ndihmuar Mohamed Lahouaiej Bouhlel të kryente këtë masakër. Ata u arrestuan të hënën bashkë me 7 të dyshuar të tjerë, të cilët më pas u liruan. Shqiptarët të moshës 24, 31 dhe 36 vjeç janë dërguar në Paris ku do të merren sërish në pyetje nga një prokuror kundër terrorizmit.
Disa ditë pas sulmit terrorist që shkaktoi mbi 85 të vdekur, policia franceze arrestoi dhe çiftin shqiptar: Artan Henaj dhe Enkeledja Zaçe. Këta të fundit dyshohet se i kanë shitur armën terroristit.
Ndërkohë 24-vjeçari shqiptar i arrestuar së fundmi është kushëriri i Artan Henaj. I riu së bashku me dy personat e tjerë ka biseduar me Ramzi Arefa, për të marrë armët nga çifti: Artan Henaj dhe Enkeledja Zaçe.