Apple prezantoi këtë muaj 3 iPhone të rinj: iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X. Këto tre smartfona kushtojnë nga 699$, 799$ dhe 999$ respektivisht.
Bazuar në kërkesën e klinetëve, duket se të gjithë po presin për iPhone X, i cili del në treg më 3 nëntor.
Thënë kjo, ka disa arsye të vlefshme që duhet të merrni në konsideratë për të patur një iPhone 8 (Plus) në vend të një iPhone X. Ne po listojmë 9 prej tyre:
iPhone 8 dhe 8 Plus kanë të njëjtin “tru” si iPhone X
Nga ana funskionale që të tre punojnë njësoj. Ndryshe nga iPhone 8, iPhone X përdor Face ID.
Touch ID është më e sigurt pasi është e provuar në krahasim me Face ID
Që nga dalja në qarkullim e iPhone 5S në 2013, Touch ID, ndryshoi mënyrën se si përdorim telefonin. Face ID po bën shumë bujë në këto momente, por askush nuk e di sesi do të funskionojë kur mijëra njerëz do e përdorin atë. Thënë ndryshe, teknologjia nuk është e pagabueshme, kështuqë mund të rrezikoni.
Duke zgjedhur një iPhone 8, kaloni periudhën e testimit të Face ID.
iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus mbështesin karikimin dhe internetin e shpejtë (WiFi), njësoj si iPhone X.
Përse të paguash më shumë për diçka të njëjtë?
iPhone 8 Plus dhe iPhone X kanë kamera pothuajse njësoj
I vetmi ndryshim midis kamerave të pasme në iPhone 8 Plus dhe iPhone X është se iPhone X ka stabilizues të imazhit optik për të dy këndet si atë me kënd të gjerë dhe lentet telefoto, për imazhe më të mprehta, sidomos në dritë të ulët; iPhone 8 Plus ka vetëm OIS për lente me kënd të gjerë, si iPhone 7 Plus përpara tij.
Fatmirësisht iPhone 8 nuk e ka atë prerjen e shëmtuar në fillim të smatfonit
iPhone X është më i shtrenjtë se iPhone 8
Këtë e theksojmë sërish
Përmasat e iPhone 8 dhe 8 Plus janë njësoj me ato të iPhone 7 dhe 7 Plus
Kjo do të thotë se nuk keni pse të blini përherë një kasë të re.
Ju kujtojmë që kasat origjinale prej lëkura nga vetë kompania Apple kushtojnë 49$.
Do të keni mundësinë ta gjeni lehtë
Duke qënë se kërkesa për një iPhone X është kaq e lartë, mendoni sa kohë do ju duhet derisa të blini një të tillë. Ndërkohë iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus gjenden shumë më lehtë dhe me një çmim të arsyeshëm.