INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
9 faktorët që po ju shkaktojnë infeskione urinare

9 faktorët që po ju shkaktojnë infeskione urinare

Publikuar më: 10:08 25-04-2017

E keni parasysh atë ndjesinë e tmerrshme të djegies aty poshtë? Është infeksion i rrugëve urinare.

Ja çfarë ndikon së tepërmi në krijim e këtyre infeksioneve:

Dehidratimi
Kur pi pak, urinon më pak dhe kjo mund të shkaktojë më shumë infeksione të traktit urinar.

Mbajtja e urinës
Nëse duhet të shkoni në tualet, shkoni. Gjithçka tjetër mund të presë. Në të kundërt, bakteret mund të ngecin në traktin urinar dhe të shkaktojnë infeskione.

Fshirja në drejtimin pas-para
Letra higjienike mund t’i shtyjë bakteret drejt uretrës, ndaj sigurohuni që gjithnjë të fshiheni në drejtimin para-pas.

Përdorimi i disa mënyrave të caktuara të kontraceptimit
Diafragmat mund të kenë filluar të përdoren sërish, por mund t’ju pengojnë në zbrazjen e plotë të fshikëzës së urinës.

Banjat me shkumë
Duke qenë se disa produkte për banjat përmbajnë përbërës sintetikë, ata mund të shaktojnë irritime të uretrës që mund të zhvillojnë më pas infeksione.

Konsumimi i tepruar i kafes, lëngjeve të frutave dhe alkoolit
Sa më e errët pija, aq më të shumta janë gjasat që të funksionojë si diuretik, duke ju bërë që të urinoni më shumë. Alkooli mund të irritojë fshikëzën, po ashtu edhe lëngjet e frutave me tepricë.

Veshja e rrobave të lagura
Rrobat e banjës dhe ato të stërvitjes ofrojnë ambientin perfekt me lagështirë për të cilin infeksionet kanë nevojë që të zhvillohen.

Përdorimi i lodrave të seksit të palara
Bakteret mund të kalojnë fare lehtë nga klitori tek uretra.

Article Logic
Execution time: 0.0034618377685547