INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
9 karakteristika joseksuale që meshkujve iu duken seksi te femrat

9 karakteristika joseksuale që meshkujve iu duken seksi te femrat

Publikuar më: 15:02 19-05-2017

Ajo që dikush e quan sexy, ashtu si ndodh me të bukurën, nuk është njëlloj për të gjithë.

Për dikë është sexy, për dikë nuk është dhe e kundërta.

Nëse për të vlerësuar si tërheqës dikë, kriteret janë më të përgjitshme, për ta quajtur sexy janë shumë personale. Përtej cilësive fizike, gjithsesi, janë edhe disa të tjera, që nuk janë aspak seksuale, por e bëjnë një grua jashtëzakonisht sexy. Vajza, nëse partnerit nuk i dukesh sexy për këto arsye, më mirë të gjeni një partner tjetër. Djem, nëse vajzat nuk iu duken sexy për këtë arsye, më mirë të rimendoheni.

Kushdo ka mendjen e tij, por do të pendohesh që nuk ke qenë i aftë të vlerësosh një femër për arsyet e duhura.

Mënyra si ecën ajo

Largoje nga mendja imazhin e vitheve të saj që tunden. Nuk po flas për këtë.

Nuk është për mënyrën si ecën në të vërtetë. Është për mënyrën si ajo hyn në një vend dhe tërheq, në një formë, vëmendjen tënde. Janë vibrimet që ajo përcjell, që edhe kur nuk e sheh me sy, ia ndjen praninë.

Mënyra sesi sytë e saj nuk shohin te ty, por brenda teje

Pamja e njerëzve gjykohet gjatë gjithë kohës. Ne jemi mësuar t’i bëjmë këto gjëra për të mos u thelluar. Është e lehtë ta gjykosh dikë nga jashtë. Të gjykosh shpirtin e dikujt, është ndryshe! Ajo nuk të gjykon. Ajo thjesht të sheh.

Besimi që ka tek ato që bën

Të gjithë mund të kenë vetëbesim, por nuk është kjo që e bën sexy. Kur ka vetëbesim sepse e meriton atë vetëbesim, tani është sexy.

Vetëbesimi i drejtë është cilësia më sexy që një grua mund të ketë. Asgjë nuk është më sexy sesa një grua, për të cilën mund të thuash, duke e parë, që ka arsye për të qenë aq e sigurt në vete.

Sesi ajo gjithmonë gjen kohën për t’i ndihmuar njerëzit që janë afër saj

Dëshiron të gjesh femër sexy? Gjej një femër që kujdeset për të tjerët. Një femër që është e gatshme t’u japë një dorë ndihmuese atyre që kanë nevojë.

Ajo nuk është kurrë shumë e zënë kur shoqet ose familja ka nevojë për të. Ajo është gjithmonë pranë tyre, pa menduar që po u bën nder, por sepse është e prirur të kujdeset.

Sa me pasion e jeton jetën

Pasioni është sexy.

Pa pasion, jeta bëhet më e zbehtë … Të kesh në jetë dikë që ka pasion për gjërat që bën, edhe për gjërat e vogla, ka një impakt shumë pozitiv në jetën tënde. Duke qenë që ajo është e mbushur me pasion, edhe ti do bëhesh më i apasionuar. Të qenit pasionant të bën të ndihesh sexy.

Kështu që tani të dy do të ndiheni pasionantë dhe sexy. Kjo duhet t’ju mjaftojë!

Sesi të bën të duash të jesh një njeri më i mirë

Të qeni sexy e ka këtë pushtet. Na prek. Na ndikon. Është një energji që na ngacmon dhe na tërheq. Na motivion. Ose, frika mos e humb atë, të motivon të bëhesh një person më i mirë.

Sigurisht, fjalët e saj të ngrohta dhe motivuese gjithashtu ndihmojnë, por mbi të gjitha nevoja që ke për të, të bën të duash të rritesh si person.

Mënyra si dëgjon

Mund të duket e vështirë për t’u kuptuar sesi të qenit një dëgjuese e mirë është sexy. As unë nuk e dija derisa kuptova pas vitesh të tëra që kisha takuar dhe folur me njerëz, që shumica e njerëzve nuk dëgjojnë.

Ata nuk dëgjojnë për të dëgjuar, ata dëgjojnë thjesht sa për të mundur të përgjigjen. Në pjesën më të madhe të kohës njerëzit flasin, ata mezi presin radhën sa të flasin sërish. Ju nuk e keni idenë sa sexy është një dëgjuese e mirë, derisa e kuptoni sa e rrallë është.

Mënyra si jep

Sekreti nuk është shumë te vetë akti i të dhënit, sesa te mënyra sesi ajo e bën këtë. Ajo nuk jep sepse ndien që është gjëja e duhur. Apo sepse është rritur duke dëgjuar që “të japësh është mirë”. Ose sepse ndien një detyrim për t’u sjellë kështu.

Kur ajo ndan sanduiçin, kupën e akullores, batanijen, nuk po ndan sendet me ty. Po ndan përvojë. Po ndan jetën e saj.

Mënyra si ajo dashuron

Ajo nuk të do për gjërat që ti i siguron. Nuk të do vetëm për përvojat që ndani. Nuk të do vetëm për mënyrën sesi ti e bën të ndihet.

Ajo të do sepse kur ka parë në shpirtin tënd, ka parë një njeri që ia vlen të duhet. Ajo të do ty, në një mënyrë që shumë pak njerëz të kanë dashur. Ajo të do përgjithmonë.

Kjo është sexy.

Article Logic
Execution time: 0.0027139186859131