INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
9 mënyra që apartamenti juaj të duket ‘CHIC’, pa u shpenzuar shumë!

9 mënyra që apartamenti juaj të duket ‘CHIC’, pa u shpenzuar shumë!

Publikuar më: 15:37 03-04-2020


Mobilimi i shtëpisë është një ‘hall’ shumë i madhë për një femër. Gjithmonë ankohemi për pamjaftueshmërinë e ambjentit ose për rrëmujën e madhe. Këto e bëjnë shtëpinë tonë, të pahijshme për miqtë, por edhe jashtë mode.

Caroline Bruke një blogere interior dezigne, në Instagram, na propozon disa mënyra mobilimi të një shtëpie komode dhe që nuk del asnjëherë nga trendi i modës. 29 vjeçarja, ndërtoi firmwn e dizajnit me qendër në Neë York, me të motrën e saj, Anna Burke në vitin 2014. Tashmë ajo ndodhet edhe në rrjete sociale që përveçse promovon punën e saj, ju jep propozime edhe ndjekësve të saj:


“Kur dyshoni si të lyeni shtëpinë, pikturojeni të bardhë. Gjëja më e lehtë dhe më e lirë që mund të bësh në çdo hapësirë ​​është ta bësh atë të bardhë! Bojë e bardhë neutralizon sfondin me orenditë ekzistuese pavarësisht se çfarë ngjyre dhe modeli janë, duke e shndërruar apartamentin nga të errët, në një hapësirë të ndritshme dhe të pastër. Plus, e bardha thjesht duket e freskët dhe e pastër.”

“Unë gjithmonë rekomandoj që një divan ta zgjidhni cilësor, për këtë më mirë të kurseni nga pak se të merrni diçka jo të rehatshëm si për syrin edhe për trupin. Divani që do të përzgjidhni, mirë do të ishte ngjyra e bardhe, kadife e zezë ose gri.”

“Mundohuni të mbani gjithnjë një stil të modelimit të shtëpisë. Unë ju them gjithnjë miqëve të mi nëse dëshironi të ndryshonni ambjentin, më mirw hiqni ose shtoni një orendi nga ambjeti i shtëpisë.”


“Mos merrni një qilim të vogël duke menduar se do ta bëjë dhomën komod. Qilimat e vegjël nuk e mbushin dhomën e gjumit. Ato e bëjnë dhomën të duket e vogël dhe e pabalancuar, estetikisht. Qëllimi juaj është të krijoni ngrohtësi, ndërkohë ju do të përfundoni me efektin e kundërt. Unë gjithmonë do t’ju rekomandoja të matni të gjithë dhomën, e me po të njëjtat përmasat të merrni qilimin dhe më pas të vendosni mobiljet mbi të.”

“Ndriçimi është elementi kyç. Ndriçimi në të gjitha nivelet i bën apartamentet të ndjehen të ngrohtë dhe të rehatshëm. Unë përfshij sa më shumë llampa tavoline në idetë e mija dhe rekomandoj llamba të buta të bardha, që klientët e mi të krijojnë një shkëlqim të artë në një dhomë. Unë i dua këto llamba si afër krevatit ose nga të dyja anët e një divan.

“Pak art me pasqyra. Nëse nuk keni para për vepra arti, pasqyrat janë një mënyrë e shkëlqyer për të mbushur muret tuaja.”

“Kur bëhet fjalë për blerjet në internet, mundohuni t’i anashkaloni, pasi ashtu siç ndodh me veshjet edhe ato mund t’ju zhgënjejnë, si për cilësinë, çmimin dhe hapsirën.”


Mos blini / pranoni sende që janë shumë të mëdha për hapësirën tuaj. Pasi nuk është estetikisht e këndshme për syrin, por edhe mund të bllokoni hapsira të cilat mund t’i shfrytëzoni për diçka më të këndëshme.”

“Fundja jo çdo hapsirë ka nevojë për tu mbushur.”

Article Logic
Execution time: 0.0033068656921387