INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trokit/ 9 muaj larg Shqipërisë, gjeti dashurinë këngëtarja e njohur? Incidenti në skenë që askush nuk e kuptoi [VIDEO]

Trokit/ 9 muaj larg Shqipërisë, gjeti dashurinë këngëtarja e njohur? Incidenti në skenë që askush nuk e kuptoi [VIDEO]

Publikuar më: 14:45 04-07-2019

Të gjithëve na kishte munguar Mariza Ikonomi. Pas 9 muash largimi nga Shqipëria, ajo doli sot për herë të parë në programin e moderatorit Ermal Peçi 'Trokit' në INtv. Nga Karaibet në brigjet Nordike, këngëtarja ndau jetën e saj mes punës dhe koncerteve të shumta, ashtu edhe argëtimit pa kufi. E pyetur nga Ermali për vendimin për largimin e saj, tregoi se kishte shumë nevojë të frymëzohej e të shkëputej nga klima, edhe muzikore, në Shqipëri.

'Nuk po gjeja më veten. Kishte 1 milion arsye për të ikur. Por edhe 1 milion arsye për të provuar këtë eksperiencë. Provova musical, që i kam kërkuar gjithmonë por nuk i kisha provuar në Tiranë. Unë kam nevojë të frymëzohem, të jetoj e lumtur, të lumturoj të tjerët. Kisha nevojë për një frymëzim, e mora dhe rierdha'

maerizq2.jpg

Ermali tregoi se pas ardhjes në Tiranë, pak para se ajo të vinte ekskluzivisht në programin e tij mësoi se Mariza në një dalje të parë skenike atje, kishte harruar të ngjitej në skenë më mikrofonin.

Çfarë ndodhi dhe si e menaxhoi Mariza këtë moment? E kuptoi njëri? A u rikthye në Tiranë më një buxhet të majmë? Me siguri, edhe ju po pyesni: A e gjeti dashurinë e jetës në këto udhëtime? Mariza tregon gjithçka! Merrni përgjigjet në videon e mëposhtme!

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379