INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
9 raste të reja me CORONAVIRUS në Shqipëri, ja sa ka shkuar numri i të infektuarëve!

9 raste të reja me CORONAVIRUS në Shqipëri, ja sa ka shkuar numri i të infektuarëve!

Publikuar më: 12:27 09-04-2020

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me numrin e të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri. Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë kryer 234 teste, prej të cilave 9 kanë rezultuar pozitivë duke e çuar kështu numrin e të infektuarve deri tani nga COVID-19 në 409 persona.

Lajmi u bë publik nga doktoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja, e cila tregoi se gjatë 24 orëve janë shëruar 11 qytetarë, ndërsa numri i atyre që kanë lënë spitalin ka shkuar në 165.

"Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste. Siç shihet edhe grafikisht, përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%.Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165", tha ajo.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë, ndërkohë harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë me 6 raste dhe tre raste të tjera në Elbasan.

"Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Elbasan 3 raste:, shtoi mjekja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive

- Tiranë 196 raste

- Durrës 38 raste

- Lushnje 5 raste

- Elbasan 15 raste

- Fier 32 raste

- Kavajë 8 raste

- Rrogozhinë 4 raste

- Korçë 17 raste

- Vlorë 5 raste

- Shkodër 45 raste

- Lezhë 14 raste

- Berat 2 rast

- Has 12 raste

- Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

- Pukë 4 raste

- Mirditë 3 raste

Doktoresha e ISHP-së apeloi te qytetarët që në rast se kanë shenja apo simptoma të COVID-19 të telefonojnë në numrat 127 dhe në numrin e gjelbër 0800 40 40.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40", tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154