INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
9 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit!

9 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit!

Publikuar më: 13:33 24-05-2020

Nga 146 testime në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitive 9 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër, ndërsa të shëruar janë 6 qytetarë.


Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi sot se pas më shumë se 3 javësh pa humbje jete nga COVID-19, gjatë mbrëmjes së kaluar ka ndërruar jetë një 64-vjeçare nga Tirana, e cila vuante nga limfoma e trurit.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht 64-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë.

Që nga fillimi i epidemisë, 32 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.

Aktualisht po trajtohen 15 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të COVID19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (24 Maj 2020)

Testime totale 14605

Testime molekulare 13279

Testime serologjike 1326

Raste pozitive 998


Raste të shëruara 789

Raste Aktive 177

Humbje jete 32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 60

Durrës 53

Krujë 27

Shkodër 11

Berat 10

Kamëz 9

Fier 4

Elbasan 1

Mirditë 1

Korçë 1

Article Logic
Execution time: 0.0020499229431152