INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
9 veprimet e tua që acarojnë çdo lloj mashkulli

9 veprimet e tua që acarojnë çdo lloj mashkulli

Publikuar më: 12:20 16-05-2017

A ke menduar ndonjëherë se me veprimet e tua partneri yt mund të acarohet?

E pastaj themi pse krijohen debatet? Sigurisht fajin mund ta ketë edhe ai, si në shumicën e rasteve, por në këtë artikull do te flasim për veprimet e tua të cilat mund të acarojnë çdo lloj mashkulli...

Prandaj nëse dëshiron të shmangësh disa konflikte të panevojshme dhe nuk do që ai tia mbathë prej teje, lexo këshillat tona në këtë artikull.

Ti manipulon me seksin
Seksi për meshkujt është shumë i rëndësishëm dhe nëse ti e përdor seksin si një armë tënden të fortë dhe e “shantazhon” atë për ditë pa seks nëse ai nuk bën ato që do ti, atëherë mashkulli vërtetë acarohet dhe dije se do të të marrë inat.

Ti kritikon vazhdimisht femrat e tjera
Nëse ti vazhdimisht kritikon femrat e tjera të cilat mund të jenë afër partnerit tënd, si koleget e tij të punës, ish të dashurën e tij etj, atëherë partneri yt do ta marrë këtë si një shenjë dobësie dhe xhelozie nga ty. Nëse kjo situatë përsëritet pa fund, atëherë ai do të acarohet, pasi çdo gjë ka kufij, prandaj mos e tepro pasi vetëm i ul pikë vetes tënde.

Ti vazhdimisht kërkon vëmëndjen e tij
Është e pamundur që ai të mund të të përkëdhelë dhe komplimentojë gjatë gjithë kohës. Prandaj bëj kujdes, mos e shto dozën e vëmendjes që kërkon ndaj tij pasi do të të kthehet kundra.

Ti nuk ke besim në vetvete
Meshkujt duan femrat e forta e me besim në vetvete, prandaj mjaft më me ankesa pa fund dhe mjaft i kushtove vëmëndje se çfarë thonë të tjerët. Kjo tregon për ty vetëm dobësi dhe pasiguri gjë e cila nuk i pëlqen aspak partnerit tënd.

Ti nuk flet hapur për mendimin tënd
Me meshkujt duhet folur hapur dhe janë të panevojshme skenat parapregatitore kur ti kërkon ti thuash atij diçka por nuk e merr guximin tia thuash në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Prandaj nëse do që ai të të dojë dhe vlerësojë mos ki frikë të shprehësh hapur mendimin dhe ndjenjat e tua.

Ti ndërhyn në hapësirën e tij private
Çdokush ka nevojë për hapësirën e vet private, prandaj kjo gjë vlen edhe për ty. Është e tepërt dhe realisht shumë acaruese kur ti e pyet atë absolutisht për çdo gjë apo kur mban komunikime fshehtas me miqtë e tij, për të mësuar se me çfarë merret ai kur ti nuk je pranë. Edhe nëse ti hap fshehurazi kompjuterin apo telefonin e tij, ai do ta kuptojë dhe do të acarohet tej mase. Mabase është koha të kesh më shumë besim tek ai dhe mos tia prekësh privatësinë që i takon.

Ti flet shumë, por nuk thua gjënë kryesore
Kur do ti komunikosh apo të diksutosh me të diçka, ai pret nga ty të dëgjojë argumentat e tua. Prandaj mos i bjerë larg e larg duke folur për çdo lloj detaji e duke harruar gjënë kryesore. Mos harro se meshkujt nga natyra janë të prerë dhe konkretë dhe acarohen nga fakti se po humbasin kohë duke dëgjuar informacione të panevojshme.

Ti je shumë emocionale
Sigurisht, ai do që ti të jesh emocionale, por çdo gjë brenda kufijvë të lejuar. Nëse e tepron dhe qan për gjënë më të vogël, atëherë ti humbet shumë pikë para tij dhe do të arrijë deri aty sa ai nuk do të dojë të të dëgjojë të qarat e tua edhe kur ti ke vërtetë nevojë për mbështetjen e tij.

Ti e merr atë me me vete për shopping
Meshkujt në përgjithësi e urrejnë shopping dhe ata nuk e imagjinojnë dot se si dikush mund të kalojë orë të tëra duke provuar veshje të ndryshme. Prandaj nëse do të bësh shopping rehat, mos e merr atë me vete. Ndërska kur del me të për blerje, mos harro se nuk duhet të rrish më shumë se 5-10 minuta në një dyqan, përndryshe ai do tia mbathë.

Article Logic
Execution time: 0.0055239200592041