Xhemi Shehu është një nga personazhet e dashura për publikun shqiptar, imazhi i buzëqeshur dhe simpatik i së cilës na ka shoqëruar gjatë në ekranet tona.
Përsa i pëkret jetës së saj private, Xhemi prej 9 vitesh tashmë është e martuar, por fakti interesant rreth celebrimit të saj është se ende nuk ekziston një foto nga dita e dasmës për publikun.
Por me sa duket dëshira mund të na plotësohet tani afër pasi moderatorja ka shumë dëshirë të vishet nuse.
Në një foto të publikuar nga Marçela Lati, të një nuseje me fustan të bardhë, Xhemi nuk ka rezistuar dot pa komentuar.
“Unë do bëj përvjetor më duket”, shkruan Xhemi, e cila me sa duket po mendon një goxha surprizë.
Xhemin e kemi parë të veshur me fustanin e bardhë të nusërisë si një modele, por do të dëshironim shumë ta shihnim në festën e saj të përvjetorit përkrah Visit.
Burimi: iconstyle.al