INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
9 vite nga shpërthimi në Gërdec, sot askush nuk mban përgjegjësi [FOTO/VIDEO]

9 vite nga shpërthimi në Gërdec, sot askush nuk mban përgjegjësi [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 09:24 15-03-2017

Si sot para 9 vite më parë në 15 mars 2008 Shqipëria u trondit nga një tragjedi e quajtur Gërdec.

Një magazinë e kthyer në një fabrik për demontimin e armeve shpertheu duke marrë jetën e 26 personave mes tyre gra e femijë dhe duke lënë me 100 të tjerë të plagosur dhe të gjymtuar për jetë.

Shpërthimi rrafshoi duke shkatrruar totalisht shumë shtepi duke lënë në qiell të hapur shumë persona.

Opozita e atëhershme akuzoi ish kryeministrin Sali Berisha për këtë tragjedi dhe për trafikim të armësh.

Ndërsa ish kryeministri i vuri emrin thjesht një aksident teknologjikë.

Mediatikisht, në atë periudhë, ky ishte lajmi kryesor i të gjithë televizioneve, gazetave, radiove, mediave online në vend, gazetarët e së cilave rendnin kush e kush më parë të merrte informacione në lidhje me këtë fshat të vogël, ekzistencën e së cilit, deri në atë kohë, shumë pak veta e dinin.

Një pasqyrim të gjërë iu bë edhe nga shtypi botëror.

Ishte pikërisht BBC ajo e cila e kishte vendosur lajmin e shpërthimit në Gërdec si lajmin kryesor tek kategoria e lajmeve nga Europa.

BBC iu referohet burimeve zyrtare të asaj kohe për të treguar mbi rëndësinë e ngjarjes dhe fatalietin e saj.

Me titullin “Dyshohen 160 të vdekur nga shpërthimi në Shqipëri” nisnin lajmet e botës tek “The Guardian”, të cilët, të ndihmuar nga bashkëpunëtorët e tyre në vendin tonë, jepnin detaje paraprake mbi ngjarjen, duke bërë njëkohësisht edhe një përshkrim të saktë të vendit ku ndodhi shpërthimi si dhe të gjendjes së asaj kohe në vend.

Prestigjozja amerikane “New York Times” publikoi disa shkrime për ngjarjen, duke hedhur dyshime mbi përfshirjen e zyrtarëve të lartë në këtë aferë.

Sot kanë kaluar 9 vite dhe drejtësia ende nuk është vendosur në vend.

Të gjithë të dënuarit që u fajësuan për këtë tragjedi lanë burgun njëri pas tjetrit.

Shumë premtime iu bënë familjarëve, por sot pas 9 viteve sa prej tyre u mbajtën?

Fatkeqesisht asnjë. Familjarët ende dergjen dyerve të gjykatave për të kërkuar drejtësin për familjarët, fëmijët, prindërit, bashkëshortët që humbën atë ditë.

 

 

victims-are-being-treated-in-intensive-unit-in-the-military-hospital-in-tirana1.jpg

victim-flogerta-murati-18yrs-showing-her-wound-being-treated-in-intensive-unit-in-the-military-hospital-in-tirana1_0.jpg

shoe_albania_vedat_xhymshiti1_0.jpg

 gerdec.jpg

albanien-gerdec-905x395.jpg

VoraGerdecAlbaniaExplosions.jpg

ajshe_selami_vedat_xhymshiti_albania1_0-905x395.jpg

zamira-durda1.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0032830238342285