Ai u largua nga jeta në një moshë të re dhe në mënyrë tragjike, por emri i tij do të mbetet gjithmonë gjallë. Kanë kaluar 9 vite nga vdekja e themeluesit të Top Channel, Dritan Hoxha, i cili nëse sot do të ishte gjallë, do festonte 49-vjetorin me fëmijët e tij, Sarën, Lorin, Redian dhe djalin Itan.
Pas disa mesazheve prekëse nga personazhe pjesë e stafit të Top Channel, nuk mund të mungonte dhe një dedikim emocionues nga vajza e tij, Lori.
Ajo ka publikuar një foto të të atit në një nga ditëlindjet e tij dhe krahas fotos ka shkruar me plot dhimbje: “Festo me ëngjëjt ba. Na mungon çdo ditë,”.