INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
90 % e adoleshentëve me nivele të larta të plastikës në gjak, shkaktari kryesor për kancerin dhe infertilitetin

90 % e adoleshentëve me nivele të larta të plastikës në gjak, shkaktari kryesor për kancerin dhe infertilitetin

Publikuar më: 15:15 05-02-2018

Pothuajse 90 % e adoleshentëve kanë nivele të larta të plastikës në gjak raporton një studim i fundit.
Lënda kimike Bisfenol A që gjendet tek enët plastike, kanaçet e pijeve dhe shishet e ujit po bëhet shkaktari kryesor që shumë të rinj të përballen me kancer të gjirit, të vezores, prostatës dhe infertilitet tek meshkujt
Studimi i realizuar nga Universiteti i Exeter morën në hulumtim 94 adoleshent dhe zbuluan se 86% e tyre kishin një përqindje të lart të bisfenolit A në gjak.
Ekspertët i paraqesin këto rezultate të frikshme pasi shumë persona po sëmuren nga ky kimikat dhe shmangja e tij është i pamundur pasi çdo produkte që ne përdorim ka në përbërje bisfenolin A.
Udhëheqësja e studimit Lorna Harries deklaroi se adoleshentët e marr në studim për një javë i testuan duke ju dhënë një dietë të kontrolluar ushqimore dhe përqindja e plastikës në trup nuk pati ndryshim.
Harries sqaron se shumica e produkteve të cilat në konsumojmë janë të paketuara me qese, dhe bisfenoli A i gjendur në plastikë kalon lehtësisht në ushqim dhe pastaj në organizmin tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656