INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

90 minuta protestë, për çfarë do të mbahet mend IN TV sjell detajet [VIDEO]

Publikuar më: 14:44 27-01-2018

Protesta e opozitës zgjati plot 90 minuta. Pas fjalimeve të mbajtura nga Basha, Kryemadhi dhe jo vetëm protestuesit nisën të shpërndaheshin, po ashtu edhe policët.

Protesta e thirrur nga opozita përfundoi në qetësi, ndonëse u hodhën disa kapsolla drejt godinës së Kryeministrisë.

Kjo protestë do të mbahet mend për simbolikat e përdorura me banderola dhe manekinët që përfaqësonin Kryeministrin Ramën, ish ministrin e Brendshëm, Habilajt e jo vetëm. Sigurisht pa harruar edhe makina të shumta që kishin targën e makinës së ish ministrit Tahiri i akuzuar për trafik droge apo edhe tepsi që kishin në krye figurën e kryeministrit.

Krerët e opozitës kryefjalë të fjalimeve kishin largimin e kreut të qeverisë.

Gjatë fjalimeve të mbajtura u transmetuan edhe dy video-mesazhe, njëra nga Lioni i Francës ku shfaqeshin kushtet ku jetonin shqiptarë që kërkojnë azil në Francë si dhe mesazhi i ish oficerit të policisë Dritan Zagani i cili ndodhet në azil politik pasi denonsoi ish ministrin Tahirin.

IN TV ndoqi të gjithë ecurinë dhe simbolikat e protestës dhe jua përcolli ato hap pas hapi deri në përfundim të saj.

Në videon e mëposhtme mund të shihni detajet që humbët si dhe zërin e qytetarëve.

I pyetur nga IN TV, për simbolikën e tepsisë njëri nga të rinjtë shprehet se kjo është një mënyrë për të protestuar në mënyrë evropiane dhe për të mos patur frikë se do të hiqen prindërit nga puna.

Një tjetër i ri shprehet se kryeministri Rama duhet ta mbajë tepsinë për vete. Ndërsa një tjetër qytetare shprehet se arsyeja perse proteston është se sipas saj ky shtet nuk ka bukë të hajë dhe se shëndetesia apo dhe arsimi janë përtokë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105