INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
90-vjeçarja alarmon stacionin e policisë. Hyn në ndërtesë me një granatë të Luftës së Dytë Botërore

90-vjeçarja alarmon stacionin e policisë. Hyn në ndërtesë me një granatë të Luftës së Dytë Botërore

Publikuar më: 10:15 07-09-2018

Një grua 90-vjeçare vuri një stacion policor në Gjermani në bllokadë pasi hyri në ndërtesë me një granatë ruse të Luftës së Dytë Botërore. "Burri im e solli granatën nga lufta në vitin 1943", citoi policia të thoshte gruaja. Që nga ajo kohë, "ishte vendosur në një tavolinë në shtëpi". Gruaja njoftohet se vendosi të dorëzojë pajisjen shpërthyese tek oficerët të mërkurën në mëngjes, duke thënë se pas vdekjes së burrit të saj ajo nuk ka më arsye për ta mbajtur atë. Policia evakuoi stacionin dhe bllokoi rrugët aty pranë për rreth dy orë, ndërsa ekspertët e asgjësimit të bombës bënë punën e tyre. Autoritetet gjermane përballen herë pas here me gjetje të municioneve, granatave dhe armëve të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore. Mijëra bomba ende qëndrojnë nën qytete gjermane dhe zbulohen rregullisht gjatë ndërtimeve. Policia e Leverkusenit lëshoi një apel për këdo tjetër që mund të ketë një pajise të tillë duke kërkuar nga banorët që të thërrasin policinë dhe të kërkojnë specialistë që t'i shkatërronin, në vend që t'i transportonin vetë.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881