INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
900 mijë euro mashtrim, pranga ish-bashkëshortes së këngëtarit të njohur shqiptar [FOTO]

900 mijë euro mashtrim, pranga ish-bashkëshortes së këngëtarit të njohur shqiptar [FOTO]

Publikuar më: 14:52 25-02-2018

Një 38-vjecare është arrestuar këtë të dielë nga policia pasi akuzohet për mashtrim me vlera të mëdha financiare deri në vlerën 900 mijë euro.

Bëhet fjalë për stomatologen Olesia Duka e cila mësohet së ka qënë bashkëshortja e kantautorit Boiken Lako.

Prokuroria e Durrësit ka zbuluar skemën duke bërë me dije se 38-vjeçarja u merrte para qytetarëve të ndryshëm duke i gënjyer se kishte tetë klinika dentare dhe duhet të blinte aparatura dhe pajisje dhe nuk u kthente paratë e marra.

Denoncimin e ka bërë një nga viktimat biznesmeni me inicialet I.H

Nisur nga dëmi i madh i shkaktuar të dëmtuarit nga ana e Gjykatës është vendosur sekuestroja preventive për pesë pasuri të autorit dhe familjarëve të tij me një vlerë mbi 300 mijë Euro.

‘Nga materialet hetimore paraprake të mbledhura ekzistojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se nga autori i veprës penale O.D. (madhor) është kryer vepra penale e “Mashtrimit”, i cili me anë të veprimeve të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit vazhdon të mos kthejë shumën e parave të marra duke kryer në këtë mënyrë veprën penale ndaj të dëmtuarit I.H.që nga njohja mes tyre në nëntor 2016”, sqaron policia ndërsa vijojnë hetimet për të identifikuar shumat  e tjera të vjedhura dhe të fshehura.

olesia.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0015099048614502