INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
91 vatra zjarri në 17 ditë, Xhaçka: Janë të qëllimshme...

91 vatra zjarri në 17 ditë, Xhaçka: Janë të qëllimshme...

Publikuar më: 10:45 28-09-2018

"Disa nga zjarret që kanë rënë ditët e fundit kanë qenë të qëllimshme". Kështu ka deklaruar Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka për mediet.

Në të gjithë vendin janë regjistruar 91 vatra zjarri në 17 ditë. Përmasat e tyre kanë qenë të mëdha, dhe kushtet atmosferike kanë ndihmuar në hapjen e vatrave të zjarrit duke bërë që të jeta e banorëve pranë tyre të vihej në rrezik. Angazhimi i forcave ushtarake si dhe atyre të policisë kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Xhaçka ka theksuar se zjarret janë të qëllimshme për djegien e kullotave apo konflikteve, ndërsa të gjithë autorët do të dalin para përgjegjësisë. Gjithashtu tregoi se janë djegur 262 ha kullota, pemëtari dhe ullishte, ndërsa janë angazhuar në të gjithë vendin mbi 100 mjete zjarrfikëse.

Vatrat e zjarrit janë regjistruar në Finiq, Lezhë, Kavajë, Pukë dhe shumë zona të tjera të vendit, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, pasi janë djegur vetëm kullota duke shtuar dyshimet se zjarret janë të qëllimshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326