Është zhvilluar proçesi i gjykimit ndaj të pandehurve në qytetin e Korçës të cilët shpërndaninj lëndë narkotike në zonë n e ish Konviktit. Prokuroria e Korçës kërkon një dënim në total me 92 vjet burgim për këta 10 persona, të gjithë pjesë e një grupi që shpërndanin lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis, të akuzuar për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”. Proçesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit në rast se shpallen fajtorë.
Në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se këta shtetas, në aktivitetin e tyre kriminal, orientonin blerësit e lëndës narkotike që ta konsumonin brenda ambjenteve të ish-konviktit, me qëllim mos-zbulimin e tyre nga ana e autoriteteve shtetërore. Po ashtu, këta shtetas, realizonin aktivitetin e tyre kriminal, duke krijuar struktura “roje” në dy hyrjet kryesore të godinës së ish-Konviktit, me qëllim që të evidentonin dhe të shmangin ndonjë ndërhyrje eventuale të forcave policore. Sipas planeve të grupit, nëse policia do të ndërhynte për kontroll nga njëra anë, ata do të mund të dilnin ose të fshihnin gjyrmët nga ana tjetër. Duke qenë se godina ishte e madhe, anëtarët e grupit kishin krijuar aksese të ndryshme për t’iu shmangur kontrolleve.
Pas informacionit paraprak policor, Prokuroria e Korçës zhvilloi hetimet dhe siguroi informacionin se kur ishte momenti i duhur për ndërhyrje, me qëllim ndalimin e pjesëtarëve të grupit dhe zbulimin e lëndës narkotike. Ndërhyrja për arrestimin e këtyre personave ka ndodhur në dt. 24.07.2015. Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Korçës kërkon dënimin për të pandehurit, si më poshtë:
Dënimet:
Bledjon Liçe – të dënohet me 10 vjet burgim
Sajmir Liçe – të dënohet me 10 vjet burgim
Elton Koçoli – të dënohet me 12 vjet burgim
Gentian Koçoli – të dënohet me 10 vjet burgim
Marius Koçoli – të dënohet me 10 vjet burgim
Ronaldo Kovaçi – të dënohet me 7 vjet burgim
Eraldi Zejnuni – të dënohet me 9 vjet burgim
Mario Tepexhiku – të dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim
Dorian Sako – të dënohet me 8 vjet burgim
Marjus Lako – të dënohet me 9 vjet burgim